4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Alarm nga lodrat e rrezikshme

Më të lexuarat

Një pjesë e lodrave për fëmijë, që po shiten në tregun vendor, pas analizave të bëra nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë kanë rezultuar të rrezikshme. Nga 15 mostra lodrash që Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) ka dërguar në një laborator në Holandë 12 prej tyre janë cilësuar të rrezikshme për përdorim, duke shkaktuar te fëmijët edhe dëmtime të përhershme në sistemin e riprodhimit.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) ka filluar me konfiskimin dhe asgjësimin e lodrave të rrezikshme të fëmijëve pas rezultateve të frikshme nga analizat e bëra. Vetëm për 8 muajt e parë të këtij viti nga importi i lodrave Dogana e Kosovës, ka grumbulluar 2.4 milionë euro.
Duke iu referuar statistikave zyrtare që Dogana ka dhënë për gazetën “Zëri”, listës së importuesve të mëdhenj të lodrave të fëmijëve u prin shteti i Kinës, mostrat e të cilit vend rezultuan si të rrezikshme.

Menjëherë pas shtetit të Kinës renditen Serbia dhe Turqia, duke zotëruar primatin e tre importuesve më të mëdhenj të lodrave. Gazeta “Zëri” është interesuar edhe për llojin e lodrave të cilat importohen. Në bazë të përgjigjeve të doganës janë renditur lodrat si kukullat, trenat elektrikë, duke përfshirë shinat, sinjalet dhe plotësues të tyre, komplete lodrash për ndërtim prej plastike e materiale tjera, lodra që paraqesin kafshë ose figura të tjera jonjerëzore ndryshe nga ato të mbushur.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit