0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Festa e Kurban Bajramit; Mijëra besimtarë mblidhen për faljen e Namazit

Më të lexuarat

Besimtarët myslimanë festojnë sot një nga ditët më të rëndësishme të kalendarit Islam, Kurban Bajramin.Në Mekë ndodhen tashmë mbi 2 milionë besimtarë nga i gjithë planeti, ndërsa ashtu si në gjithë boten Islame edhe në Tiranë besimtarët u mblodhën këtë mëngjes për të falur Namazin.

Mijëra besimtarë myslimanë u mblodhën që në orët e para të së martës në Sheshin Skënderbej për të falur Namazin e festës së Kurban Bajramit.

Përpara besimtarëve, kryetari i Komunitetit Mysliman, bëri thirrje për më shumë dashuri dhe solidarit mes njeri-tjetrit.

“Le të lutemi në këto ditë të begata ky mbizotëron përkujdesja hyjnore që dashuria, mëshira, bujaria, dhe sinqeriteti të mbizotërojë në zemrat e njerëzve, në mënyrë që shoqëria jonë të mos përjetojë tragjedi dhe vuajtje. Le t’i gëzohemi së bashku kësaj dite të begatë, në të cilën shpresat, dëshirat dhe ëndrrat tona kthehen nga i Plotfuqishmi dhe realizimi i këtyre aspiratave le të pasqyrohet në aktet dhe veprimet tona në ndihmë të atyre që kanë nevojë për ngrohtësinë, dashurinë dhe vëmendjen e të gjithëve ne.Mirësia dhe Begatia mbretëroftë në shtëpitë dhe sofrat tona”, u shpreh Skënder Bruçaj, kryetar i Komitetit Mysliman në Shqipëri.

Ndërsa për Myftiun e Tiranës, Ylli Gurra, kjo festë ka një rëndësi shumë të madhe në këto kohë.

“Njerëzit besimtarë po pa bërë dallime janë një hap më përpara në raport me të drejtën, me djersën dhe respektimin e tjetrit sidomos nga armata shumë problematike e drejtësisë në këtë vend. Gjithsesi përmes jush uroj Kurban Bajramin. Ardhtë i bardhë me gjithë të mirat dhe me këtë çelikosjen e marrëdhënieve tona bashkëvllazërore fetare dhe kombëtare”, tha Gurra.

Në këtë ditë besimtarët myslimanë shprehin devotshmërinë e tyre duke bërë kurban e duke u solidarizuar me njerëzit në nevojë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit