3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Në “krizë”, por bashkëpunimi Turqi-Gjermani vijon

Më të lexuarat

Në kulmin e krizës së rëndë ekonomike në Turqi, pas rënies së fuqishme të vlerës së Lirës, nga Gjermania vjen një lajm i mirë. Eksporti gjerman në Turqi, përkundër ngarkesave të fundit në raportet politike, nuk ka shënuar ndonjë rënie. Shteti gjerman jep edhe më tej të ashtuquajturat garanci “Hermes” për bizneset gjermane në Turqi.

Qeveria gjermane e ka ashpërsuar politikën e saj ndaj Turqisë vitin e kaluar, pas arrestimit të disa shtetasve gjermanë. Për këtë arsye e ka reduktuar mbrojtjen e riskut të biznesit të firmave gjermane në Turqi, në një vlerë prej 1.5 miliardë euro. Ky lajm është kritikuar në Gjermani.

“Nuk është e pranueshme që partneriteti mes qeverisë turke dhe asaj gjermane të zhvillohet pavarësisht gjendjes së të drejtave të njeriut dhe rreziqeve të taksapaguesve”, thuhet në një kumtesë të partisë “E majta”.

Grindjet rreth parave tregojnë sesa jo unike është politika gjermane në raportet ndaj Turqisë. Ka shumë konflikte, si për shembull, mbajtja nën masa arresti e shumë shtetasve gjermanë, me origjinë kryesisht turke; mosmarrëveshjet për vizitën e presidentit Erdogan në Gjermani në shtator të këtij viti; grindjet gjermano-turke për bazën e NATO-s në Inçirlik, prej nga janë tërhequr ushtarët gjermanë në shtator të vitit të kaluar; apo edhe ndalimi i paraqitjes së politikanëve turq gjatë fushatës zgjedhore.

Të gjitha këto kanë ndikuar që raportet mes Turqisë dhe Gjermanisë të bien në pikën më të ulët në dekadat e fundit. Kësaj i shtohen edhe mosmarrëveshjet rreth fotogrative të futbollistëve Özil dhe Gündogan me presidentin Erdogan. Mosmarrëveshjet dhe grindjet më të mëdha kanë ndodhur pas puçit kundër Erdoganit dhe zhvillimeve që e kanë pasuar këtë ngjarje.

Përkundër tensioneve dhe grindjeve, Gjermania dhe Turqia kanë lidhje të mëdha ekonomike dhe interesa të përbashkëta edhe më tej. Por, jo vetëm në ekonomi, sepse Gjermania dhe Turqia janë të interesuara edhe për përfundimin e luftës në Siri, për shkak se nga ky vend kanë ardhur jashtëzakonisht shumë refugjatë. Ato shpresojnë se, me përfudnimin e luftës mund të krijohen kushtet për largimin e sirianëve dhe kthimin në vendlindje.

Top Channel

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit