5.8 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Erdogan “SMS” amerikanëve: Me ne s’bisedoni me gjuhën e kërcënimeve

Më të lexuarat

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, duke folur për marrëdhëniet e Turqisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, theksoi se me popullin turk nuk mund të bisedohet me gjuhën kërcënuese

Erdogan ishte në një tubim në qytetin Ordu, ku mbajti një fjalim para shtetasve të tij ku në theks të fjalimit të presidentit turk ishin tensionet në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Na kërcënojnë, por me ne nuk mund të bisedoni me gjuhën kërcënuese. Ne kuptojmë gjuhën ligjore. Ne do të bëjmë gjithçka që kërkon ligji dhe drejtësia. Nuk do të dorëzojmë askënd, le të mbetet tek ju, neve na mjaftojnë ata që i kemi”, tha Erdoğan duke shtuar:“Nëse biem, ne patjetër do të ngrihemi nga ai vend. U ngritëm dje, do të ngrihemi nesër. Vetëm le të qëndrojë populli im në këmbë”, , raporton Agjencia turke e lajmeve Anadolu.

Erdogan porositi amerikanët se është për keqardhje që SHBA-të janë në gjendje që të ndryshojnë partner të NATO-s për një prift, duke menduar për priftin amerikan Andrew Brunson, të cilin e arrestoi policia turke nën akuzat për ofrimin e mbështetjes ndaj organizatave terroriste.

Akuzat ndaj Brunson përfshijnë spiunimin për organizatën terroriste PKK, të listuar si grup terrorist nga SHBA dhe Turqia, dhe organizatën terroriste FETO, grupin pas tentativës për grusht shteti në Turqi në korrik të vitit 2016.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit