Ish-sekretari britanik Boris Johnson tha se vendosja e burkas tek gratë myslimane ishin mizore ndaj tyre, duke e adresuar fajin tek ata që ai i quan “regjime shtypëse mashkullore”.
Johnson është i bindur se shkaktar janë burrat, megjithëse kjo ha shumë debate. Deklaratat sollën reagime të shumta.
BBC shkruan se Johnson është duke u përballur me një hetim të mundshëm për shkeljet e Kodit të Sjelljes të Partisë Konservatore.
Partia ka marrë dhjetëra ankesa për komentet e ish-sekretarit të jashtëm për gratë myslimane që mbajnë burka.
Ankesat do të shqyrtohen nga një panel i pavarur i cili mund t’i referojë z. Johnson në bordin e partisë, i cili ka fuqinë ta dëbojë atë.
Partia refuzoi të komentojë mbi hollësitë e hetimit.
Z. Johnson ka hedhur poshtë thirrjet për të kërkuar falje, duke deklaruar se njerëzit që mbanin burka dukeshin si “kuti letrash” ose “hajdutë bankash”.
Kritikët e kanë akuzuar atë për nxitjen e islamofobisë për të rritur ambiciet e udhëheqjes së tij, por mbështetësit e tij thonë se ai flet për “vlera liberale”.