3 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

“Pasha Allahun, ai nuk posedon rrobë tjetër”

Më të lexuarat

Hilafeti i drejtuar nga udhëheqësi musliman, Omer ibn Abdulaziz, u zgjerua, po thuajse, nga Franca deri në Kinë. Nën udhëheqjen e tij aq shumë u forcua shteti islam, si në aspekt të ekonomisë, stabilitetit dhe mirëqenies, sa të kujton ditët dhe kohën e hz. Omerit r.a.

Një ditë Omer ibn Abdulazizi sëmuret. Për ta vizituar kishte ardhur kunati i tij, pra vëllai i bashkëshortes së tij, Mesleme ibn Abdulmelik, i cili kishte vërejtur se një pjesë e teshës së Omer ibn Abdulazizit ishte e njollosur dhe se duhej pastruar ose ndërruar. Kështu që i tha motrës që t’ia pastroj teshën halifes.

Të nesërmen kur ishte kthyer, kishte parë se tesha e Omer ibn Abdulazizit nuk ishte ndërruar ende, ndërkaq i kishte bërtitur me të keq së motrës:

“Fatime, a nuk të thash që të pastrosh rrobën e udhëheqësit të besimtarëve? Njerëzit po vijnë dhe e vizitojnë atë!

Kurse ajo qetë i ktheu këtë përgjigje:

“Pasha Allahun, ai nuk posedon rrobë tjetër.”

Ja, pra, një porosi e madhe për të gjitha ata që punojnë në xhami, qendra islame, organizata islame, e të ngjashme…

Muslimanët nuk japin sadaka për mirëqenien tuaj personale.

Keni kujdes se si e harxhoni pasurinë e muslimanëve!

___________________

Autor: Ali Hammuda

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit