Deputetët e Grupit 6+ kërkojnë nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, që deri në fund të javës ta shkarkojë zëvendësministrin e Punëve të Jashtme, Gjergj Dedaj.
Në kërkesën e deputetëve të Grupit 6+ thuhet se Dedaj ka fyer, ofenduar dhe nënçmuar komunitetin turk.
“Në Kosovë shekuj me radhë kanë jetuar komunitetet me tolerancë dhe harmoni ndëretnike dhe fetare”.
“Por deklarata e zëvendësministrit të Punëve të Jashtme, Gjergj Dedaj, me deklaratat e tij nënçmuese, fyese dhe përqarëse i k ofenduar komunitetin turk”, thuhet në kërkesën e Grupit 6+.
Andaj, siç thuhet më tej, “ne si deputetë të kërkojmë që deri në fund të javës të bëhet shkarkimi i zëvendësministrit të punëve të jashtme, Gjergj Dedaj”.
Gjergj Dedaj, zëvendësministri i Punëve të Jashtme, të dielën përmes një postimi në Facebook ka thënë se Turqia dhe Serbia synojnë rikthimin e tyre strategjikë në Kosovë, përmes emisarëve të tyre. Madje, ish-lideri i Partisë Liberale të Kosovës, këto dy shtete i ka quajtur ‘Shtriga të Ballkanit’.