-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Izraeli deporton artistët italianë që pikturuan “palestinezen e guximshme”

Më të lexuarat

Izraeli ka deportuar dy artistët italianë të cilët në Murin e Ndarjes pikturuan muralin e “palestinezes së guximshme”, Ahed al-Tamimi, fituese e “Çmimit të Guximit Handhala”

 

KUDS (AA) – Izraeli ka deportuar dy artistët italianë të cilët në Murin e Ndarjes pikturuan muralin e “palestinezes së guximshme”, Ahed al-Tamimi, fituese e “Çmimit të Guximit Handhala”, raporton Anadolu Agency (AA).

Avokati i artistëve italinë, Azmi Masalha tha se klientët e tij, identiteti i të cilëve nuk është njoftuar, sot janë larguar nga Izraeli dhe se është ndaluar hyrja e tyre në këtë shtet për 10 vite.

Artistët italianë pak kohë pas pikturimit të portretit të Tamimit në Murin e Ndarjes, të shtunën ishin ndaluar nga forcat e Izraelit me aktakuzën se “kanë kryer akt vandal”.

Artistët italianë, të cilët u dërguan ndaras në qendra të paraburgimit, ishin liruar dje. Autoritetet izraelite anuluan vizat e dy artistëve Italianë dhe kërkuan largimin e tyre nga shteti brenda 72 orëve.

Kujtojmë se qeveria izraelite dje liroi Ahed al-Tamimi dhe nënën e saj. Tamimi ishte dënuar me 8 muaj burgim. Arrestimi i saj ndodhi pasi mediat izraelite publikuan pamje teksa Ahed al-Tamimi e godiste me shuplakë një ushtar izraelit i cili kishte hyrë me forcë në oborrin e shtëpisë së saj në Nebi Salih, në afërsi të qytetit Ramallah në Bregun Perëndimor të okupuar. Ajo akuzohej për “sulm” ndaj ushtarëve izralitë.

Tamimi, e cila njihet si “guximtarja palestineze”, në vitin 2012 në Stamboll ishte shpërblyer me çmimin për kurajo Handhala, për qëndrimin e saj të guximshën ndaj ushtarëve izraelitë derisa ata po arrestonin vëllain e saj.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit