4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Policia izraelite sulmon besimtarët në Al-Aksa

Më të lexuarat

Deri më tani dy palestinezë janë plagosur nga sulmi i policisë izraelite që shkeli nderin e Mesxhid-i Aksasë në përvjetorin e parë të fitores së saj

 

KUDS (AA) – Policia izraelite pas namazit të xhumasë ka sulmuar me gaz lotsjellës dhe shok bomba besimtarët në xhaminë Al-Aksa, raporton Anadolu Agency (AA)

Policët izraelitë që ndodheshin në portën Al Magribe në pjesën perëndimore të Meshxhid-i Aksasë, që ndodhet në Qytetin e Vjetër të Kudsit Lindor nën pushtim, pas namazit të xhumasë intervenuan ndaj besimtarëve me gaz lotsjellës dhe shok bomba.

Qindra palestinezë të mbledhur pranë portës Al Magribe brohoritën sllogane “Aksa shpirtin dhe gjakun e japim për ty”.

– Dy palestinezë të plagosur

Deri më tani dy palestinezë janë plagosur nga sulmi i policisë izraelite që shkeli nderin e Mesxhid-i Aksasë në përvjetorin e parë të fitores së saj.

Policia izraelite sulmon besimtarët në Al-Aksa
Policia izraelite, e cila pas namazit të xhumasë sulmoı me gaz lotsjellës dhe shok bomba besimtarët në xhaminë Al-Aksa, pasi që e zbrazi zonën i mbylli portat e Mesxhid-i Aksasë. ( Mostafa Alkharouf – Anadolu Agency )
27.07.2018 Mostafa Alkharouf

 

 

Policia izraelite gjatë incidentit sulmoi me shok bomba xhaminë e Kibles në kompleksin Al-Aksa dhe i mbylli hyrjet.

Derisa policia po mundohet që të zbras Mesxhid-i Aksanë, palestinezët përgjigjen me fishekzjarre.

– Mbyllen dyert e Mesxhid-i Aksasë

Policia izraelite, pasi që e zbrazi zonën i mbylli portat e Mesxhid-i Aksasë.

Deri më tani policia izraelite nuk dha asnjë deklaratë zyrtare, ndërsa mbylli të gjitha portat e Mesxhid-i Aksasë duke i nxjerrë besimtarët jashtë.

Vitin e kaluar më 14 korrik, pas vdekjes së 2 policëve izraelitë dhe 3 palestinezëve, policia izraelite kishte mbyllur xhaminë për dy ditë.

Qeveria izraelite kishte rihapur portat më 16 korrik por duke vendosur detektorë në të gjitha portat.

Për shkak të këtij vendimi palestinezët duke refuzuar të hyjnë në Mesxhid-i Aksa, për rreth dy muaj namazet i kryenin para dyerve të Harem-i Sherifit.

Pas vendimit të marrë të Kabinetit izraelit të Sigurisë, më 27 korrik të vitit të kaluar u hoqën detektorët në dyert e xhamisë Al-Aksa.

– Izraeli rrethon Kubbetu-s Sahra dhe Xhaminë e Kibles

Policia izraelite, e cila pas namazit të xhumasë sulmo me gaz lotsjellës dhe shok bomba besimtarët në xhaminë Al-Aksa, ka rrethuar Kubbetu-s Sahranë dhe Xhaminë e Kibles.

Zëdhënësi për shtyp i Autoritetit të Vakëfeve Islame në Kuds, Firas Dibs, në deklaratën me shkrim bëri të ditur se policia izraelite duke mbyllyr portën e Kubbetu-s Sahrasë, ka marrë nën rrethim një grup të grave që gjendej brenda.

Ai gjithashtu tregoi se edhe brenda Xhamisë së Kibles një grup besimtarësh janë rrethuar.

Dibs duke treguar se nga sulmet e policisë izraelite shumë persona kanë pësuar lëndime dhe se nuk është e mundshme që të jepet një numër i saktë, potencoi se shumë persona të tjerë janë arrestuar gjatë daljes nga Mesxhid-i Aksa.

– Palestinezët falën ikindinë pranë portave të Al-Aksasë

Palestinezët falën namazin e ikindisë para portave El-Esbat dhe Silsile të kompleksit Al-Aksa të mbyllur nga policia izraelite.

Duke folur para namazit, drejtori i Mesxhid-i Aksasë, Shejh Omer el-Kisvani, tha se palestinezët do ta mbrojnë Aksanë.

“Shohim se shteti okupator nuk ka marrë mësim nga viti i kaluar. Okupatorët, të cilët mbyllën dyert e Mesxhid-i Aksasë, përmes armëve nuk lejojnë hyrjen tonë në faltore”, tha Kisvani.

Duke i bërë thirrje botës, Kisvani tha se rezistenca palestineze është mesazh i qartë për shtetin okupator, i cili edhe vitin e kaluar kishte mbyllur Al-Aksanë.

Kisvani u mbështet me tekbire dhe slogane kundër Izraelit nga ana e palestinezëve.

Ndërkohë, bëhet e ditur se forcat speciale të policisë izraelite janë duke u përgatitur të organizojnë bastisje në Xhaminë e Kibles që gjendet brenda kompleksit Al-Aksa, të cilën policia e ka rrethuar.

Siç mësohet, palestinezët do të vazhdojnë të falin namazin e akshamit dhe jacisë para portave të Mesxhid-i Aksasë në rast se ato ngelin të mbyllura.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit