Me autokolonën e sotme, numri i personave që janë detyruar të largohen nga Dera ka tejkaluar shifrën 2.850
IDLIB (AA) – Autokolona e katërt me persona që janë të detyruar të largohen nga qyteti Dera në jugperëndim të Sirisë, kontrollin e të cilit e ka marrë regjimi i Bashar al-Asadit, ka mbërritur në Idlib, raporton Anadolu Agency (AA).
Autokolona sot në orët e mëngjesit ka mbërritur në Hama e më pas në Idlib dhe pjesën rurale perëndimore të Halepit.
Në autokolonën e katërt prej 10 autobusësh me opozitarë ushtarak dhe civilë kishte 452 persona.
Me autokolonën e sotme, numri i personave që janë detyruar të largohen nga Dera ka tejkaluar shifrën 2.850.
Pas nisjes së operacionit ushtarak të regjimit dhe përkrahësve të tij me mbështetjen ajrore të Rusisë ndaj Deras më 20 qershor, Rusia dhe opozitarët ushtarakë më 6 korrik arritën marrëveshje për armëpushim të përhershëm që përfshin rajonet jugore të Sirisë.
Qytetet Idlib dhe Kunejtra në jugperëndim të Sirisë janë shpallur “zona të deeskalimit” në bisedimet e mbajtura në Astana më 4 dhe 5 maj. Dy muaj më vonë, Rusia, SHBA-të dhe Jordania rajonin Dera dhe Kunejtra i përfshinë në kuadër të një marrëveshjeje të veçantë. Ndërkaq, më pas SHBA-të ndërprenë ndihmat për opozitarët në rajon, të cilët më herët i mbështeste.