-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Kryeparlamentari Jakup Krasniqi: Martesat e homoseksualëve janë e keqja e demokracisë!!!

Më të lexuarat

Demokracia ka shumë të mira, por ka edhe diçka të keqe. E keqja në këtë demokraci është neni ku flitet për bashkëjetesën mes dy njerëzve të të njëjtës gjini. Krasniqit iu desh një pyetje e thjeshtë e një aktori, që tash po e udhëheq emisionin humoristik “Përrallë me tupan” të 1st Channel, që të tregojë se ai personalisht është kundër martesës dhe bashkëjetesës së homoseksualëve. “Unë thash demokracia i ka të mirat dhe të këqijat e veta”, ka thënë Krasniqi kur u sugjerua nga aktori i Përrallës me Tupan që ta heq nenin nga Kushtetuta i cili e lejon bashkimin e dy personave të të njëjtës gjini. Madje, Krasniqi ka hezituar edhe ta pranojë faktin se në Kushtetuta e Kosovës është tolerante ndaj martesave të të njëjës gjini, poqense kjo çështje do të rregullohej me Ligjin e Familjes. Ai ka insistuar se kësaj pune, nuk i thuhet martesë, por bashkim mes dy njerëzve. “Martesa nënkupton vetëm bashkimin e dy gjinive të kundërta. Unë nuk thash… Por nuk ka martesë mes gjinive të njëjta, shpjegim tjetër nuk ka”, ka thënë Krasniqi, sipas të cilit demokracia ka anën e vet pozitive e sigurisht ka edhe anën negative. “Ajo u jep mundësi zhvillimit të një konkurrence në vendime… Kjo është e mira, e keqja është që kjo hyrje e jona në demokraci e ka shkaktuar një partializim të madh të fuqisë politike të popullit tonë”./exp/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit