-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Disa serbë sot në Mitrovicë protestuan për lirimin e Milkoviqit

Më të lexuarat

Rreth 80 serbë kanë protestuar të martën në veri të Mitrovicës kundër arrestimit dhe mbajtjes së Jovica Milkoviq në paraburgim, që ishte arrestuar më 17 maj nga Policia e Kosovës për shkak të pjesëmarrjes së tij në shkatërrimin e kontejnerit të policisë në zonën e “Tre rrokaqiejve” në veri të Mitrovicës.

Protestuesit rreth mesditës janë tubuar tek ura kryesore mbi lumin Ibër, ndërsa kanë vazhduar rrugën në drejtim të gjykatave, ku është i vendosur personeli i EULEX-it, nga të cilët kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të Milkoviqit.
Ata mbanin në duar flamuj të Serbisë, si dhe pankarta me mbishkrime për lirimin e të gjithë serbëve të pafajshëm.
“Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të Jovica Milkoviqit në mënyrë që ai të mbrohet në liri”, ka thënë para gazetarëve kryetari ilegal në veri të Mitrovicës, Kërstimir Pantiq, duke paralajmëruar protesta për çdo ditë deri në lirimin e tij.
Ai ka biseduar edhe me përfaqësues të BE-së në selinë e këtij misioni që ndodhet në veri të Mitrovicës, dhe pastaj ka premtuar para qytetarëve se ka marrë premtime pozitive rreth lirimit të Milkoviqit./BS/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit