Ngasja e motoçikletës nëpër kohën kur është duke rënë shi paraqet rrezik të madh, kështu që para së gjithash duke të dini që 10-15 minuta e para të fillimit të shiut janë më kritikët pasi që shtresa e rrugës atëherë është më e rrëshqitshmja.
Përveç kësaj, janë edhe disa gjëra në të cilat duhet të keni kujdes në mënyrë që ngasjen e motoçikletës nëpër këto kushte ta keni më të sigurt.
– Mbajeni distancën: Kur rrugët janë të lagura, atëherë duhet të mbani distancë më të madhe ndërmjet jush dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion. Kështu do të shmangni pengesa e ndryshme të cilat mund të paraqiten me rastin e spërkatjes që e lënë pas makinat tjera.
Njëherësh në këtë mënyrë siguroni edhe kohë shtesë për reagim të shpejtë në rast se paraqitet ndonjë problem në rrugë, si në rastet kur makina apo motoçikleta para jush ka frenuar papritmas.
– Kujdes me frenimin: Sa do që situata e paraqitur kërkon reagim të shpejtë, assesi mos gaboni të shtypni frenin shumë fuqishëm. Rregullat përcaktojnë që të bëhet një shtypje e lehtë, në të njëjtën kohë në të dy frenat, duke e shtuar shkallë-shkallë forcën e shtypjes së frenit të motoçikletës.
Në këtë kundërtën do të bllokoni rrotën e parme dhe vetë mund ta paramendoni se çka mund të ndodhë në këtë rast.
– Shmangni hapësirat e rrezikshme: Para së gjithash jeni veçanërisht të kujdesshëm me rastin e kalimit mbi shinat e hekurudhës së trenit, pastaj në afërsi të kalimit të këmbësorëve dhe në vijat dhe pjesët tjera të ngjyrosura të rrugës, të cilat me rastin e rënies së shiut bëhen shumë të rrëshqitshme.
Përpiquni t’i shmangni kapakët e pusetave, si dhe të gjitha pjesët tjera të ngjashme pasi që këto mund të kontribuojnë në humbjen e drejtpeshimit të motoçikletës dhe në këto raste aksidenti është po thuajse i pashmangshëm.
/autolajme/kohaislame