0.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Fillojnë shpimet për ujë në Gërmi

Më të lexuarat

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, bashkë me drejtorin e Drejtorisë së Inspeksionit, Xhelal Sveçla, si dhe me inspektorë e inxhinierë të tjerë, vizituan sot, burimet nëntokësore të ujit në parkun “Gërmia”.

“Më herët kemi filluar me identifikimin e burimeve të ujit në parkun e Gërmisë. Ka shumë burime të ujit këtu, që asnjëherë nuk janë përdorur për furnizimin e qytetit me ujë, por janë përdorur vetëm për mbushjen e pishinës së Gërmisë.
Këtu janë disa gypa përmes të cilëve furnizohen edhe lokalet e kësaj pjese”, tha ndër të tjera Ahmeti, njofton kumtesa komunale, transmeton koha.
Ai më tej shtoi se Komuna e Prishtinës ka diskutuar edhe me Ujësjellësin, i cili do të fillojë shpimet e reja në këtë zonë nga fillimi i javës tjetër.
“Ne sot do t’i dërgojmë edhe një kërkesë zyrtare Kompanisë së Ujësjellësit, ku do të kërkojmë një bashkëpunim dinamik dhe më të ngushtë lidhur me hartat që kemi për burime nëntokësorë të ujit në mënyrë që të fillojnë shpimet, të ndërtohen puse të reja, dhe të lidhen ato me Ujësjellësin”, u shpreh Ahmeti, duke shtuar se nga këto burime do të mund të furnizohen disa lagje të qytetit. /Ind/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit