-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Muslimanët e Mianmarit: Njerëz pa liri dhe të drejta

Më të lexuarat

Muslimanët Rohingya në Mianmar të cilët janë objekt i diskriminimit sistematik dhe i janë nënshtruar asimilimit të dhunshëm për disa vjet, janë bërë një popull që nuk kanë gati asnjë të drejtë në atë vend, njofton agjencia Anadolija.

Ata shpesh janë edhe shënjestër e dëbimit nga vendi i tyre,kështu që afër një milion musliman rohingya kanë gjetur strehim në Arabinë saudite, Bangladesh, Malajzi, Pakistan dhe disa vende Evropiane.
Vitet e fundit në shkeljen e të drejtave të njeriut për muslimanët Rohingya në Mianmar është përfshirë edhe qeveria e këtij vendi e cila nxjerr ligje me çka edhe më shumë e diskriminon këtë bashkësi.
Muslimanët e Mianmarit për këtë shkak gati se nuk kanë asnjë të drejtë për të pasur pronën e tyre në këtë vend. Gjithashtu nuk kanë as të drejta në arsimim, shëndetësi dhe punësim.
Në të njëjtën kohë rohingyave u ndalohet edhe shkuarja në mësimet fetare islame derisa budistëve u lejohet të mësojnë religjionin.
Muslimanëve u rëndohet udhëtimi jashtë Arakanit, ku janë shumicë, sepse u duhet gjashtë muaj për të marrë leje për udhëtim jashtë shtetit.
Autoritete në këtë vend u nxjerrin vështirësi të ndryshme muslimanëve gjatë martesës sepse në këtë mënyrë dëshirojnë të kontrollojnë shkallën e natalitetit mes banorëve muslimanë.
Gjatë një bisede me AA, Nurullah, një anëtarë i bashkësisë muslimane rohingya, tha se bashkë me familjen është detyruar ta lëshojë shtëpinë e tyre për të shkuar në kampin e refugjatëve në një vend tjetër./ Breziiri/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit