2.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Karakteristikat e dhimbjes së kokës tek tumoret e trurit

Më të lexuarat

Tumoret e trurit në të shumtën e rasteve kane karakteristika të dhimbjes së kokës: është e dyanshme, topitëse (jopulsuese), me intensitet mesatar, pa mundim, me të vjella dhe pa përkeqësim gjatë sforcimit fizik.

Dhimbja e kokës te tumoret e trurit nuk është fare specifike, pra shumë lehtë e mashtron pacientin dhe mjekun.

Në 9 % të rasteve, dhimbja e kokës ka karakteristika të migrenës, është e njëanshme, pulsuese, e përcjellur me mundim dhe vjellje dhe rritet gjatë sforcimit fizik.

Vetëm në 8% të rasteve dhimbja e kokës te tumoret e trurit ka karakteristika tipike në bazë të cilave mund të dyshohet në tumor: është e fortë, atakon komplet kokën, është më e fortë herët në mëngjes, rritet gjatë kollitjes, teshtitjes, përcillet me mundim dhe vjellje ku zakonisht pas vjelljes pacientja/i e ndien vetën më lehtë. Vetëm për këtë lloj të dhimbjes mund te thuhet që është tipike për tumor në tru. Ky lloj i kokëdhimbjes flet për rritjen e shtypjes intrakranaile.

Pacientët zakonisht i frikëson dhimbjes së fortë të kokës. Njerëzit për nga natyra mendojnë se sa më e fortë është dhimbja e kokës, aq më shumë kanë shanse që të kenë tumor në tru. Por realiteti qëndron ndryshe. Disa dhimbje koke të forta, siç është migrena apo ndonjë neuralgji janë plotësisht beninjë, citon alb.

Si të zbulojmë më të keqen?

Nëse keni dhimbje koke dhe simptoma bashkëshoqëruese, si: dobësim i shikimit, dobësim i njërës gjysmë të trupit apo humbje e papritur e vetëdijes, atak epileptik (e sidomos kur paraqitet për herë të parë pas moshës 40 vjeçare), humbje të memories për gjera të caktuara, etj, duhet në mënyrë urgjente të bëni një kontroll tek mjeku neurokirurg./zhurnal/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit