3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Stamboll, kazerma do të shndërrohet në bibliotekën më të madhe në Turqi

Më të lexuarat

Është duke vazhduar restaurimi i kazermës Rami në Stamboll për ta shndërruar atë në bibliotekën më të madhe në Turqi, ndërsa pas punimeve të cilat kryhen nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit të Turqisë pritet që miliona libra të jenë në dispozicion për lexuesit.

Kazerma Rami e cila është filmuar nga ajri nga ekipi i Anadolu Agency (AA), kur do të përfundojnë punimet e projektit me një sipërfaqe prej 220 mijë metra katrorë do të jetë ndër pikat kulturore dhe artistike të Stambollit.

Drejtori provincial i Administratës së Kulturës dhe Turizmit, Coşkun Yılmaz, në deklaratën për AA duke folur për projektin tha se me restaurimin planifikohet që ky vend të shndërrohet në qendër tërheqëse.

“Kjo është planifikuar të jetë biblioteka më e madhe në Turqi. Aktualisht parashikohet të ketë shtatë milionë libra. Ky numër mund të rritet edhe në të ardhmen”, tha ai duke treguar se në këtë qendër do të ketë edhe aktivitete tjera kulturore, shoqërore dhe artistike.

Sipas tij, në fund të projektit, ky vend do të bëhet “lugina” më e madhe e librave në botë. Ai tha se në kuadër të bibiliotekës do të ketë edhe vend për koleksionistë ku ata do të mund të vendosin koleksionet e tyre pasi që do të ndahen nga jeta, muze për libra dhe librari, punëtori dhe shumë të tjera.

Yılmaz potencoi se libraria ndodhet në një vend qendror të Stambollit dhe qasja në këtë vend është e lehtë nëpërmjet transportit publik ose me automjete të posaçme.

– “Është duke u restauruar sipas cilësisë historike”

Ai gjithashtu foli edhe për historinë e kazermës, duke treguar se ishte ndërtuar pas viteve 1780, tha se është një nga ndërtesat e rëndësishme në historinë ushtarake.

“Ky vend është një nga veprat më të rëndësishme të arkitekturës ushtarake. Është një nga selitë ushtarake të Sulltan Mahmut II”, u shpreh Yılmaz.

Yılmaz tha se po bëjnë përpjekje që punimet të përfundojnë në kohën më të shkurtër të mundshme.

“Do të fillojë të shërbejë pas rreth dy vitesh. Përfundimi i projektit mund të zgjasë, por në fillim të vitit 2020 do të jetë në shërbim të qytetarëve,” shpjegoi Yilmaz.

Rreth 200 milionë lira turke (përafërsisht 37 milionë euro) janë vënë në përdorim për realizimin e projektit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit