Edhe pse myku zakonisht ka një nuancë të zezë (ose kafe), mos e neglizhoni në qoftë se shikoni njolla jeshile, të verdha ose akoma edhe rozë. Është e rëndësishme të dini se, myku rishfaqet sipas një cikli.
Në ambientet e shtëpisë që mblidhen avuj uji, p.sh. në banjo, në kuzhinë, në dhoma ku ekzistojnë lavatriçe dhe tharëse rrobash, kujdesuni të ekzistojë patjetër një sistem ajrimi.
Vëzhgoni nivelet e lagështisë. Për ata që jetojnë në zona me nivele të larta lagështie, është mirë të mësojnë të kontrollojnë nivelet e saj.
Gjatë muajve të dimrit, nivelet e lagështisë duhet të arrijnë rreth 30%, shkruan Telegrafi. Kujdesuni që të mos ekzistojnë vatra uji dhe rrjedhje brenda në shtëpi. Nëse ndonjë tub i brendshëm është çarë, nëse ka rrjedhje në çati ose çarje nëpër mure që lejojnë hyrjen e ujit brenda në shtëpi, meremetoni dëmtimin menjëherë. Brenda 24 orëve kërpudhat e mykut arrijnë të shtrihen ndjeshëm. Në qoftë se për ndonjë arsye, zakonisht nga reshjet e shiut ose rrjedhjet – ndonjë dhomë e shtëpisë është përmbytur, boshatiseni dhe mundohuni të thani ambientin me ajër të ngrohtë ose kondicioner.
Në qoftë se keni astmë ose vuani nga alergjitë drejtohuni tek një specialist ose një mik që mund t’ju ndihmojë në pastrim.
Që të kontrolloni nivelin e lagështisë në shtëpi, pajisuni me një lagështimatës. Niveli i pranueshëm duhet të lëvizë nga 30% deri në 50%. /zhurnal/kohaislame