-4.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Mitrovicë, për një muaj kursehen rreth 2000 euro derivate

Më të lexuarat

Masat e ndërmarra nga kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, për reduktimin e shpenzimeve kanë dhënë rezultat e para.

Vetëm në muajin janar të vitit 2014 janë shpenzuar 1520 litra derivate, apo rreth 2000 euro më pak sesa në muajin janar të vitit të kaluar.

Drejtori i Administratës, Abdullah Bejtullahu, tha se në muajin janar të vitit 2013 janë shpenzuar 2794 litra derivate, ndërsa në muajin janar të këtij viti vetëm 1274 litra.

“Rregulli i vendosur sa i përket shfrytëzimit të automjeteve zyrtare është treguar efektiv për një kohë shumë të shkurtër. Vetëm për një muaj autoritetet komunale në Mitrovicë kanë pashpenzuar rreth 2000 euro më pak në derivate”, tha ai.

Drejtori Bejtullahu, sqaroi se prej fillimit të punës së kryetarit, Agim Bahtiri, është vendosur një kontroll i rreptë i shfrytëzimit të automjeteve zyrtare.

“I gjithë stafi komunal, duke përfshirë edhe drejtorët para se të marrin në shfrytëzim automjetin zyrtar duhet të arsyetojnë kërkesën e tyre”.

Në kuadër të masave për vendosjen e rendit në komunë, ai përmendi edhe vendimin për respektimin e orarit të punës.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit