11.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Mbledhja e KS të OKB-së për Palestinën, bën jehonë standardi i dyfishtë

Më të lexuarat

Në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara jehoi revolta ndaj standardit të dyfishtë ndaj Palestinës.

Këshilli i Sigurimit të OKB-së, u mblodh në mënyrë urgjente me kërkesën e Kuvajtit, pasi 62 palestinezë ranë dëshmorë si pasojë e ndërhyrjes së forcave izraelite në kufirin e Gazës.

Përfaqësuesit e vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së përpara mbledhjes mbajtën një minutë homazh për ata që humbën jetën gjatë protestave.

Përfaqësuesja e Përhershme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në OKB, Ambasadorja Nikki Haley në fjalimin e mbajtur tha se ndjehen të shqetësuar dhe të hidhëruar për ngjarjet e dhunës dhe viktimat në Lindjen e Mesme.

Ajo bëri të ditur se në rajon janë përjetuar shumë ngjarje dhune dhe akuzoi Këshillin e Sigurimit të OKB-së për standard të dyfishtë.

Ajo duke iu kundërvënë Iranit mbroi mendimin se Izraeli është treguar i vetëpërmbajtur.

“Po ju pyes juve, kush do të pranonte që të përjetoheshin ngjarje të tilla në kufirin e vet? Askush. Asnjë vend në këtë sallë nuk mund të tregonte më shumë vetëpërmbajtje se Izraeli”.

Ajo akuzoi Iranin se po destabilizon Sirinë, Jemenin dhe Libanin dhe bëri vlerësimin se këshilli duhet ta kthejë vëmendjen nga Irani “që bëhet shkak për dhunë në rajon”.

Ajo e cilësoi Iranin si “terrorist” dhe e akuzoi se po mbështet Hamasin.

“Hamasi prej vitesh provokon dhunë” dhe “(Hamasi) filloi sulmet ndaj forcave të sigurisë dhe infrastrukturës së Izraelit” tha Haley.

Ajo parashtroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës morën një vendim të drejtë për transferimin e ambasadës në Jerusalem dhe njohja e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit do të sigurojë kontribut për procesin e paqes.

Kurse ndihmësi i Përfaqësuesit të Përhershëm të Rusisë në OKB, Dmitry Polyansky propozoi që Kreu i Shtetit të Palestinës, Mahmud Abbas dhe Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netayahu të bisedojnë në Moskë për një zgjidhje paqësore.

Edhe Përfaqësuesja e Përhershme e Anglisë në OKB, Karen Pierce tha se Izraeli ka të drejtën për të mbrojtur kufijtë por nuk duhet që forcat e sigurisë të përdorin forcë të ekzagjeruar.

Edhe Përfaqësuesi i Përhershëm i Anglisë në OKB, François Delattre paralajmëroi se ngjarjet e dhunës mund të përhapen përtej kufirit dhe të përfshijnë tërë rajonin.

Ai e krahasoi gjendjen në Lindjen e Mesme si një “furtunë e madhe”.

“Ato që përjetohen në Gazë përforcojnë vetëm radikalët dhe organizatat terroriste potenciale” tha Delattre.

Kurse Përfaqësuesi i Përhershëm i Bolivisë në OKB, Sacha Sergio Llorentty Soliz, lexoi një nga një emrat e të gjithë fëmijëve që humbën jetën në Gazë dhe i bëri thirrje Izraelit që ti japë fund pushtimit të tokave palestineze.

Ai theksoi se Gjykata Ndërkombëtare Penale duhet të fillojë hetim në lidhje me ngjarjet e dhunës së përjetuara në kufirin e Gazës.

Ndërkohë që Përfaqësuesi i Përhershëm i Kinës në OKB, Ma Zhaoxu i bëri thirrje veçanërisht Izraelit që të vetëpërmbahet edhe Përfaqësuesja e Përhershme e Polonisë në OKB, Joanna Wronecka bëri thirrje për një hetim të pavarur në lidhje me 62 palestinezët që humbën jetën në Gazë.

Koordinatori i Posaçëm i Kombeve të Bashkuara për paqen në Lindjen e Mesme, Nickolay Mladenov u shpreh se dhuna e forcave të sigurisë së Izraelit, që shkaktoi vdekjen e 62 personave në Gazë duhet të dënohet në mënyrën më të fuqishme.

Ai tha se shoqëria ndërkombëtare duhet ti japë fund rrethit vicioz të dhunës në Gazë dhe bëri thirrje për pengimin e një lufte të re në rajon.

Kurse Përfaqësuesi i Përhershëm i Palestinës në OKB, Riad Mansur tha: “Edhe sa palestinezë duhet të vriten deri sa Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vihet në veprim? Çfarë do të bënit ju nëse do të bëhej masakër ndaj vendit tuaj dhe brenda 24 orëve të vriteshin më shumë se 60 persona ndër të cilët edhe fëmijë? Edhe sa do ta vazhdoni këtë standard të dyfishtë?”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit