9.4 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

MPJ e Turqisë: Mallkojmë masakrën e kryer nga forcat izraelite në Gazë

Më të lexuarat

“Ne dënojmë fuqishëm vendimin e udhëheqjes amerikane për të shpërngulur ambasadën e saj nga Tel-Avivi në Jerusalem, duke shkelur të drejtën ndërkombëtare dhe të gjitha rezolutat përkatëse të Kombeve të Bashkuara. Ne përsërisim se ky veprim është ligjërisht i pavlefshëm. Theksojmë se një hap i tillë, që nuk respekton të drejtat legjitime të popullit palestinez, nuk do t’i shërbejë paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon.

Rezoluta mbi Jerusalemin e miratuar në Samitin e Jashtëzakonshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islam, mbajtur më 13 dhjetor 2017 si dhe në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara më 21 dhjetor 2017, tregon se ky hap i paligjshëm i ndërmarrë nga Amerika është refuzuar nga shoqëria ndërkombëtare. Duke insistuar në këtë qëndrim, udhëheqja amerikane ka dëmtuar zgjidhjen e çështjes më themelore në Lindjen e Mesme. Ne mallkojmë masakrën e kryer nga forcat izraelite të sigurisë të inkurajuara nga ky hap ndaj palestinezëve që marrin pjesë në demonstrata paqësore.

Paqja dhe stabiliteti rajonal dhe global nuk do të jenë të qëndrueshme nëse çështja palestineze nuk zgjidhet në mënyrë të qëndrueshme dhe të drejtë dhe nuk ndërpresin trajtimet e padrejta ndaj popullit palestinez.

Turqia do të vazhdojë të punojë me anëtarët përgjegjës të shoqërisë ndërkombëtare për të ringjallur procesin e paqes në baza të shëndosha dhe për të ndërtuar një paqe të drejtë, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme në rajon” shkruhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Turqisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit