3.7 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Rezultatet paraprake, koalicioni Sairoon fitues i zgjedhjeve në Irak

Më të lexuarat

BAGDAD (AA) – Rezultatet e para të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura të shtunën në Irak, flasin se fitues është koalicioni Sairoon, me në krye liderin opozitar Muqtada al-Sadr, raporton Anadolu Agency (AA).

Një zyrtar i paemëruar i Komisionit Suprem Zgjedhor, tha se koalicioni Sairoon ka fituar mes 54 dhe 56 ulëse në Parlamentin me 328 vende.

Partia e dytë ka dalë koalicioni Al-Fatih të cilin e kryeson Hadi al-Amiri, me 40 – 44 ulëse deputetësh, ndërkohë që aleanca politike Al-Nasr ka fituar mes 40 dhe 42 deputetë.

Partia politike Al-Wataniya ka fituar 29 deputetë, koalicioni Shteti i së Drejtës i Nuri al-Malikit ka marrë 24 deputetë, Partia Demokratike e Kurdistanit që për kryetar ka Masoud Barzanin ka fituar 23 mandate parlamentare.

Lëvizja e Urtësisë Kombëtare të cilin e drejton Ammar al-Hakim ka fituar 22 mandate, ndërsa koalicioni Al-Qarar Osmana al-Nujaifija ka marrë 18 ulëse.

“Këto rezultate janë paraprake pasi rezultatet përfundimtare dhe zyrtare do të publikohen në fund të javës”, tha përfaqësuesi i Komisionit Zgjedhor.

Në zgjedhjet, të cilat u mbajtën për herë të parë pas mposhtjes së organizatës terroriste DEASH, të drejtë vote kishin rreth 24 milionë qytetarë.

Siç bëri të ditur Komisionit Suprem Zgjedhor në zgjedhjet parlamentare të cilat u mbajtën të shtunën, kanë votuar 44.5 për qind e votuesve të regjistruar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit