9.4 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

SHBA pengon KS-OKB-në për nisjen e hetimit në Gaza

Më të lexuarat

NEW YORK (AA) – Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) parandaluan Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të fillojë hetim për dhunën dhe përdorimin e armëve të zjarrit nga forcat izraelite në kufirin e Gazës, raporton Anadolu Agency (AA).

Anëtari jo i përhershëm në Këshillin e Sigurimit, Kuvajti mbrëmë vonë propozoi miratimin e vendimit mbi zbatimin e hetimit për dhunën në të cilën forcat izraelite vranë së paku 59 demonstrantë palestinezë në Gazë.

Ideja e propozuesit është që Këshilli i Sigurimit të shpreh shqetësim publik dhe të fillojë hetim transparent dhe të pavarur mbi ngjarjet e djeshme.

Propozimi u refuzua me kundërshtim të SHBA-ve si anëtare e përhershme e KS-OKB-së.

Kjo është hera e tretë gjatë një muaji e gjysmë që SHBA-të të bllokojnë nisjen e hetimit mbi përdorimin e dhunës nga Izraeli mbi demonstrantët palestinezë.

Paralelisht me këtë, me propozim të Kuvajtit, Këshilli i Sigurimit sot do të mbajë seancë të jashtëzakonshme në të cilën do të mbahet debat për dhunën në Lindjen e Afërt.

Raportin për gjendjen në terren në Këshill do ta dorëzojë koordinatori special për procese paqësore në këtë rajon Nikolay Mladenov.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit