11.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Vazhdojnë evakuimet nga Homsi i Sirisë

Më të lexuarat

IDLIB/ANKARA (AA) – Numri i personave që janë zhvendosur nga rajoni në kuadër të evakuimeve të detyrueshme nga rajonet e okupuara nga regjimi i Basha Al Asadit dhe mbështetësve të tij në veri të qytetit Sirian, Homs, ka kaluar shifrën 23 mijë e 500, raporton Anadolu Agency (AA).

Autokolona e 8-të e cila bart personat të cilët janë detyruar të zhvendosen nga rajoni në fjalë për shkak të sulmeve intensive të regjimit dhe kushteve të rrethimit, arriti në veri të Idlibit dhe në zonën rurale perëndimore të Halepit.

Siç njoftojnë gazetarët e AA-së në Idlib, autokolona e 8-të e evakuimit e cila është nisur nga rajonet nën rrethimin e regjimit dhe të përkrahësve të tij në Homs dhe në zonën rurale veriore të tij dhe që bart 5 mijë e 672 persona pas mesnatës dhe në mëngjes ka hyrë në fshatin Kalaja e Madikut në qytetin Hama.

Autokolona ishte përbërë nga 117 autobusë dhe 172 automjete civile. Me autokolonën e fundit numri i të evakuuarve nga pjesa veriore e Homsit ka kaluar shifrën 23 mijë e 500.

Banorët e Homsit më pas u vendosën në kampet e refugjatëve, xhamitë dhe shkollat në zonën rurale perëndimore të Idlibit dhe të Halepit, për shkak se qendrat e përkohshme të banimit janë të mbushura. Pritet që të vazhdojnë evakuimet.

Gjendja e evakuimit nga Homsi

Evakuimet e detyrueshme nga Homsi filluan javën e kaluar, pas negociatave mes opozitarëve dhe regjimit sirian me ndërmjetësim të Rusisë.

Një sipërfaqe prej 592 kilometrash katrorë e kontrolluar nga opozitarët në veri të Homsit mbahet nën bllokadë prej pesë vitesh. Në rajon jetojnë mes 200-250 mijë njerëz.

Rajoni ishte vendosur në kuadër të zonave të deeskalimit përmes marrëveshjeve të Astanas në maj të vitit 2017 nga Turqia, Rusia dhe Irani. Megjithatë, pas marrjes së kontrollit mbi Gutën Lindore, regjimi sirian ka nisur me sulme intensive në këtë rajon dhe në kampin Jermuk.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit