3.7 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Bozdağ: Edhe SHBA e përlyer me gjakun e palestinezëve

Më të lexuarat

ANKARA (AA) – Zëdhënësi i qeverisë turke dhe zëvendëskryeministri Bekir Bozdağ në lidhje me martirizimin e palestinezëve në Gaza tha se “Ngjarjet e sotme kanë treguar se edhe SHBA është e përlyer me gjakun e palestinezëve”, raporton Anadolu Agency (AA).

“Dita e sotme do të shënohet në histori si e hëna e përgjakshme. Do të shënohet në histori si dita e hënë e zisë për sa i përket vendeve muslimane dhe islame”, tha Bozdağ në një deklaratë pas mbledhjes së këshillit të ministrave.

Duke theksuar se statusi shpirtëror dhe akti historik i Kudsit nuk do të ndryshojë kurrë, Bozdağ deklaroi: “Kudsi do të vazhdojë të jetë kryeqyteti i një shteti të pavarur palestinez, siç ka qenë që në kohët shkuara. Ne, ashtu sikurse deri më sot, edhe tutje do të vazhdojmë të jemi një mbrojtës i palëkundur i kauzëz së Palestinës”.

“Statusi, historia, akti historik i Kudsit janë nën garancinë e komunitetit ndërkombëtar. Rezolutat e OKB-së dhe marrëveshjet ndërkombëtare janë nën garancinë e ligjit. Por, fatkeqësisht, këto garanci sot janë shkelur, madje edhe nga SHBA, e cila ka vendosur nënshkrimin e saj nën këto garanci. Ne si Turqi nuk e pranojmë këtë hap të hedhur”, u shprehu Bozdağ.

Më tej, Bozdağ tha se Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) duhet të kalojë në veprim.

“KS-OKB duhet të kalojë menjëherë në veprim. Turqia ka një qasje pozitive ndaj thirrjeve të bëra në këtë drejtim nga Kuvajti dhe Palestina dhe po ashtu është mbështetës që këto thirrje të kthehen në një rezultat pozitiv. Gjithashtu, edhe vendet islame duhet të bëhen një përballë këtij hapi të padrejtë dhe duhet të veprojnë së bashku”, tha zëvendëskryeministri turk.

“Pa dyshim, shteti i Izraelit është përgjegjësi i vërtetë i masakrave të sotme, por edhe SHBA janë një tjetër vend përgjegjës po aq sa Izraeli për këto masakra”, potencoi Bozdağ.

Ndër të tjera, Bozdağ njoftoi se Turqia ka vendosur të shpallë tri ditë zie me qëllim për t’u solidarizuar me palestinezët dhe për të përkujtuar me nderim dëshmorët e rënë, duke shtuar se vendi i tij gjithashtu ka vendosur të thërrasë në një takim të jashtëzakonshëm Organizatën e Bashkëpunimit Islam (OBI).

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit