2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Turqi, flamujt në gjysëm shtizë për shkak të sulmeve izraelite në Gaza

Më të lexuarat

IZMIR (AA) – Flamujt në Turqi janë ulur në gjysëm shtizë pas shpalljes së zisë kombëtare 3 ditore në Turqi si rezultat i sulmeve të ndërmarra nga Izraeli ndaj Gazës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Nëpër prefektura, bashki dhe institucionet e tjera në të gjithë Turqinë flamujt janë ulur në gjysëm shtizë pas shpalljes së zisë kombëtare.

Palestinezët, të cilët ditën e djeshme ngritën tenda në kufirin e Gazës me Izraelin, zhvilluan protesta gjithëpërfshirëse nën moton “marshimi milionësh” për të protestuar kundër zhvendosjes së ambasadës së SHBA-ve në Kuds dhe me rastin e 70 vjetorit të Nakbas (Fatkeqësia e madhe), e cila paraqet përvjetorin e themelimit të Izraelit.

Në këto protesta ranë dëshmorë 59 palestinezë nga të cilët një foshnje, ndërsa u plagosën mbi 2.770 të tjerë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit