1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Astana, fillon raundi i nëntë i bisedimeve për paqe në Siri

Më të lexuarat

ASTANA (AA) – Takimet dypalëshe që po mbahen mëngjesin e sotëm në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, shënuan fillimin e raundit të nëntë të bisedimeve për paqe në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).

Të parët në tavolinën e negociatave u ulën delegacionet e Rusisë dhe Iranit të udhëhequr nga i dërguari i posaçëm i presidentit rus, Aleksander Lavrentiev dhe zëvendës-shefi i diplomacisë iraniane, Hussein Jabiri Ansari.

Delegacioni i Republikës së Turqisë, i udhëhequr nga këshilltari në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Sedat Önal, do të jetë pjesë e negociatave, ndërsa në orët e pasdites, atyre do t’u bashkohet edhe i dërguari i Posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Staffan De Mistura, si dhe delegacioni i Jordanisë në cilësi të vëzhguesit.

Në mbledhje si shtet vëzhgues ishin ftuar edhe SHBA-të, mirëpo ata nuk iu përgjigjën ftesës, ndërkohë që pas takimeve përgatitore të sotme, takimi kryesor do të mbahet të martën, kur në tavolinë pritet të ulet edhe delegacioni i regjimit të Bashar al-Asadit, dhe përfaqësuesit e opozitës ushtarake siriane.

Më herët u njoftua se në bisedimet do të trajtohen edhe gjendja e fundit në zonat e deeskalimit të tensioneve si dhe masat e ndërtimit të besimit.

Raundi i 8-të i bisedimeve për Sirinë në Kazakistan ishte mbajtur më 21-22 dhjetor 2017, ndërsa ishte arritur marrëveshje për lirimin e të ndaluarve dhe pastrimin e minave.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit