0.7 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Lladrovci e nxjerr kokën si një Islamofob dhe ja si lobi katolik i blen politikanët me para!

Më të lexuarat

Ramiz Lladrovci e tregoi veten. Se ai është një Islamofob i fshehur, ai e tregoi në veprimin e tij të fundit. Kur ishte vizitë Ranier Wieland, nënkryetari i Parlamentit Evropian ata e kanë dërguar për vizitë në Kishën e Llapushnikut, ku në krejt Drenasin janë 5 apo 6 familje të krishtere, ndërsa 99.9% janë musliman por kryesia e komunës së Drenasit nuk e qoi atë të vizitojë ndonjë xhami në atë komunë.

Ka reagur hoxha Osman Musliu për këtë duke pyetur se pse vallë kjo nuk qenka shkelje e laicitetit, e vetëm xhamia qenka shkelje e laicitetit.

Ka reaguar Lladrovci duke shkruar fyerje të rënda ndaj imamit dhe duke treguar urrejtjen që ka ndaj hoxhallarëve dhe muslimanëve shqiptar.

Ai e ka quajtur Mulla rrenc hoxhën osman, bile shkon edhe më tutje duke i thënë profesor i tesbihëve. Ai shkruan: “Dijetarëve” si Mulla rrencit dhe “Profesorit të tesbihëve”, ju rekomandoj të bëjnë ndonjë “sevap” dhe bëhen gati për ramazan!”

Ai tallet edhe me Ramazanin, muajin që besimtarët musliman pritet të fillojë së shpejti.

Kjo gjuhë e urrejtjes e tij duhet të dënohet, ngase është shumë ofenduese për një hoxhë, për një komunitetit siç janë muslimanët. Ai e vazhdon edhe më tutje duke thënë: “Kur do të sjell investitor apo udhëheqës nga bota turke-arabe, do t’i sjelli me protokoll në xhami!”

Me këtë e nxjerr edhe zbuluar lobin katolik të Kosovës, që e kanë gjetur një kryetar që pas pareve hyn edhe në kishë, e ku do qoftë. Ai me këtë po thotë se lobi katolik ka sjell para dhe unë e qoj dhe shkojë bashkë me të në Kishë. Ja pra kështu tregohet edhe ftyra e vërtetë e lobit katolik në Kosovë, që përmes parave (lexo: investimeve) mundohet ti katolizojë shqiptarët e Kosovës!/KohaIslame.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit