0.7 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buzhala mohon thirrjet që i bëri kosovarëve për t’iu bashkangjitur ushtrisë turke në grushtin e shtetit

Më të lexuarat

Analisti islamofob dhe antiturk nga Kosova, Berat Buzhala, i ftuar në “Të Paekspozuarit”, i mohoi thirrjet që i bëri kosovarëve për t’iu bashkangjitur ushtrisë turke gjatë grushtit të shtetit. Buzhala tha se kishte bërë një status me shaka gjatë momentit ku u be grushti i shtetit, por kjo ishte marrë seriozisht në atë kohë.

Buzhala shkoi edhe më tej, duke thënë se ishte kërkuar arrestimi i tij nga Turqia, që u mbështet edhe nga qeveria e asaj kohe e Hashim Thaçit.

Berat Buzhala:  Në Kosovë njerzit janë më të ndjeshëm nëse një shtet i huaj interferon pavarësisht se kush shtet është Turqia apo jo. Qytetarët e Kosovës kanë një pëlqim për Turqinë, por jo domosdoshmërisht të Erdoganit. Unë jam talluar me një status në Fb kur u bë grushti i shtetit, ku i ftonte qytetarët e Republikës së Kosovës të cilët janë në pushime në Turqi, t’i bashkangjiten ushtrisë turke. Dhe Turqia u mor me mua, madje edhe Ambasada turke në Kosovë, të gjithë qytetarët ishin me mua, përveç presidentit Thaci. Ministri i Jashtëm ka qënë Enver Hoxhaj, i kanë çuar letër, arrestojeni. Pasi nuk ka qënë puç, ka qenë skemë e Erdoganit.

Buzhala lëshoi gjithashtu akuza të rënda ndaj presidentit Thaçit, për mënyrën sesi e kontrollon sot shtetin e Kosovës.

Berat Buzhala: Gjithë klasa politike, perveç presidentit Thaçi, sepse ai është sistem. Presidenti ynë është më finok se Rama, Thaçi ska thënë asnjë fjalë për Gylen është shumë dinak. Atë që ndodhi me arrestimin e Gylenistëve në Kosovë, e ka bërë Hashim Thaçi. Thaçi sakrifikoi ministrin e Pacollit dhe shefit të shërbimit, prandaj them që Thaci është pjesëtar në qeveri, por me partinë e Pacollit jo partinë e tij PDK. Ai kontrollon cdo institucion në Kosovë, shërbimin ministrtitë etj . Ditën që ata janë arrestuar Thaçi ka folur me Erdogan në telefon. Haradinaj nuk e ka ditur dhe e ka marrë vesh nga Ambasadori Amerikan, pasi aerportin e kontrollojnë turqit. Turqia nuk ka qenë kurrë aleati i Kosovës, pasi në bashkëpunim me Serbinë, kanë bërë spastrim etnik në Kosovë, ku gjysëm million kosovarësh i çuan në Turqi,duke i hequr nga Kosova. Këtë e ka bërë Ataturku dhe pastaj vazhdoi edhe në Kohën e Titos. Çdo ditë në Serbi po hapen fabrika turke, në Serbi ai shkon me investitorë, ndërsa në Kosovë vjen me Imam. Rrjeti energjitik i është shitur turqëve për 20 milion euro, pra falas, pra është marrëdhënie koruptive e njerëzve  të Thaçit dhe Erdogan. Në Kosovë nuk mund të flasin për investime t turke, siç ndodh në Serbi. Ska asnjë fabrikë turke në Kosovë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit