1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Arrestimi i Oliver Ivanovic: Ja për çfarë akuzohet

Më të lexuarat

Prokuroria Speciale ka ngritur një aktakuzë për politikanin serb nga Veriu i Kosovës, Oliver Ivanovic, të cilin ndërkohë e ka arrestuar në Mitrovicë.

Ivanovic akuzohet për krime lufte në Kosovë, me shkelje të rëndë të konventave ndërkombëtare të luftës, për vrasjen e personave në baza nacionale, si dhe për ushtrim torture.

Lexoni, më poshtë, detajet se për çfarë akuzohet Ivanovic, të cilat lajmi.net i ka siguruar:

Bazuar në nenin 164 dhe lidhur me nenin 12 të Kodit Penal të Kosovës, Prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës ka urdhëruar paraburgim për Oliver Ivanovicin nën dyshimin se ka kryer vepra penale.

1. Krim lufte me shkelje të rëndë nenin 3 të Konventës së Katër të Gjenevës, nenin 16 dhe 32 të Kodit Penal të Kosovës si dhe nenin 142 Kodit Penal të Ish-Jugosllavisë, të cilat janë aplikuar gjatë kohës së veprave në vitin ‘99, në bazë të të cilave ky person aktualisht dënohet me dënim për së paku 5 vjet burg ose burgim afatgjatë.

2. Nxitje në pjesëmarrje për kryerjen veprës penale për vrasje së rënda, ku në bashkëpjesëmarrje ka marrë jetën e personave për arsye nacionale bazuar në nenin 179 dhe lidhur me nenin 31 dhe 32 të Kodit Penal të Kosovës, si dhe në kohën e kryerjes së krimit sipas nenit 30 të Kodit Penal të ish-Jugosllavisë në lidhje me nenin 22 dhe 33, ky person akuzohet dhe dënohet me së paku 10 vjet burg ose me burgim të përjetshëm.

3. Nxitje në pjesëmarrje për kryerjen veprës penale dhe tentim vrasje në formë të rëndë duke marrë jetën e një personi tjetër për shkak të arsyeve nacionale dhe duke shkaktuar lëndime të rënda, në përputhje me nenin 179 në lidhje me nenin 28, 31 dhe 32 të Kodit Penal të Kosovës, si dhe në kohën e kryerjes së krimit sipas nenit 30 të Kodit Penal të ish-Jugosllavisë në lidhje me nenin 19, 22 dhe 23, kjo vepër dënohet me së paku 10 vjet burg ose burgim të përjetshëm.

4. Nxitje në pjesëmarrje për kryerjen veprës penale dhe tentim vrasje në formë të rëndë duke marrë jetën e një personi tjetër për shkak të arsyeve nacionale dhe duke shkaktuar lëndime të rënda, në përputhje me nenin 179 në lidhje me nenin 28, 31 dhe 32 të Kodit Penal të Kosovës, si dhe në kohën e kryerjes së krimit sipas nenit 30 Kodit Penal të ish-Jugosllavisë në lidhje me nenin 19, 22 dhe 23 të këtij kodi penal, dhe nenit 38 të Kodit Penal të Kosovës, kjo palë dënohet me të paktën burgim prej 10 vite ose me burgim të përjetshëm.

Në përputhje me nenin 164 dhe në lidhje me nenin 12 të Kodit Penal të Kosovës, Prokurori Special ka dhënë urdhër për paraburgim të Oliver Ivanovic’it sipas këtyre bazave ligjore në përputhje me nenin 164 të Kodit Penal të Kosovës./kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit