Presidenti turk Erdogan priti pasdite homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiç në Pallatin Presidencial në Ankara.
Një kalorësi turke me një flamur serb përcolli kolonën me të cilën Vuciç mbërriti pallatit.
Të dy liderët u ballafaquan me batalionin e nderit ku banda në krah interpretoi himnet e dy vendeve.
Më pas erdhi momenti kur Vuçiç përshëndeti në turqisht “Merhaba, asker!”, raporton Tanjug. /tesheshi.com/