5.2 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Rama flet për vdekjen: në fund dy metra dhè na mbeten

Më të lexuarat

Kryeministri Rama është detyruar të flasë mbi veten në raport me detyrën që ushtron, si rrallë herë, i diktuar nga pretendimi i një qytetari në Lezhë i cili iu ankua duke i thënë se të gjithë pushtetarët e kanë mendjen te xhepi dhe interesat e tyre.

Por shefi i qeverisë, i cili nuk e ka pranuar që të futet me një thes me paraardhësit e tij, ka zgjedhur t’i bëjë një biografi të shkurtër morale vetes, duke përfunduar tek vdekja.

 Që ta dijë zotëria jote, për të bërë këtë punë dhe për ta bërë si duhet ka një kosto që ty nuk ka rrok rradakja. Ka një kosto familjare, shpirtërore, fizike dhe është një punë që ka një peshë mbi kokë dhe supe që po nuk e provove nuk e kupton.

Është e drejta jote dhe e shumëkujt të mendojë se jemi të gjithë njësoj. Por unë e kam pasur të qartë që kur kam qenë shumë i ri dhe nuk kam qenë në këtë punë, që në fund dy metra dhè mbeten. Zotëria jote që qesh qofsh gjithmonë i lumtur, por duhet ta provosh që ta kuptosh”, ishin fjalët e Ramës. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit