1.1 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Izraeli: Paraguaji planifikon zhvendosjen e ambasadës në Kuds këtë muaj

Më të lexuarat

KUDS (AA) – Ministria e Jashtme e Izraelit pohoi se autoritetet e Paraguajit planifikojnë që së shpejti të zhvendosin ambasadën e tyre nga Tel Avivi në Kuds, raporton Anadolu Agency (AA).

“Presidenti i Paraguajit, Horacio Cartes, planifikon që deri në fund të këtij muaji, të vizitojë Izraelin për të hapur zyrtarisht ambasadën e Paraguajit në Kuds”, deklaroi zëdhënësi i ministrisë izraelite, Emmanuel Nahshon.

Ai tha se lajmi paraqet një risi “fantastike” dhe se tashmë Kudsi si një kryeqytet izraelit po merr përkrahje ndërkombëtare.

Autoritetet e Paraguajit nuk e kanë komentuar rastin në fjalë.

Më herët, edhe presidenti i Guatemalës, Jimmy Morales, tha se vendi i tij në maj do të shpërngulë ambasadën në Kuds.

Kudsi mbetet në epiqendër të konfliktit të Lindjes së Mesme, me palestinezët që shpresojnë që qyteti i pushtuar nga Izraeli në vitin 1967, përfundimisht të shërbejë si kryeqytet i një shteti të pavarur palestinez.

Më 6 dhjetor 2017, presidenti amerikan Donald Trump e shpalli Kudsin si kryeqytet të Izraelit.

Departamenti Amerikan i Shtetit paralajmëroi më pas se në maj të këtij viti, ambasada e SHBA-ve nga Tel Avivi do të zhvendoset në Kuds.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit