1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Turqi, CHP prezanton kandidatin për zgjedhjet presidenciale

Më të lexuarat

ANKARA (AA) – Kryetari i përgjithshëm i Partisë Popullore Republikane (CHP) në Turqi, Kemal Kılıçdaroğlu, ka prezantuar deputetin në qytetin Yalova, Muharrem İnce, si kandidat presidencial për zgjedhjet që do të zhvillohen më 24 qershor, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë një programi në pallatin e sportit Ahmet Taner Kışlalı, Kılıçdaroğlu, ka shpallur kandidatin për president të partisë së tij, duke vënë në dukje se të gjithë votuesit duhet të votojnë në një atmosferë festive. Ai tha se më 25 qershor do të shikojnë ditë të mira.

Më tej Kılıçdaroğlu ka tërhequr vëmendjen në rëndësinë e profesionit të mësuesi dhe ka ftuar në podium Muharrem İnce, duke njoftuar se ai është kandidati i CHP-së për zgjedhjet presidenciale.

Ndërsa İnce, në fjalën e tij theksoi se do të përqafojë të gjitha shtresat.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit