1.1 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Turqi – Mbi 22 milionë makina të regjistruara në trafik

Më të lexuarat

Instituti Turk i Statistikave (TurkStat) ka bërë të ditur se deri në fund të marsit numri i përgjithshëm i automjeteve rrugore të regjistruara në trafik në Turqi ka arritur në 22.462.346.

 

Instituti Turk i Statistikave (TurkStat) ka bërë të ditur se deri në fund të marsit numri i përgjithshëm i automjeteve rrugore të regjistruara në trafik në Turqi ka arritur në 22.462.346, ndërsa vetëm gjatë tremujorit të parë të këtij viti janë regjistruar 274.784 automjete rrugore të reja.

Në tremujorin e parë të këtij viti, njofton TurkStat, nga numri i përgjithshëm i automjeteve të regjistruara 60,4 për qind apo 166.077 e tyre ishin makina, 18,2 për qind apo 49.000 kamionë të vegjël dhe 10,5 për qind apo 28.765 ishin motoçikleta.

Ndërkohë, rreth 15.500 traktorë ishin në mesin e numrit të përgjithshëm të automjeteve rrugore të regjistruara në tremujorin e parë.

TurkStat shtoi se 1.9 milionë automjete rrugore u dorëzuan dhe 31.383 u tërhoqën gjatë tremujorit të parë.

“Në fund të marsit, në mesin e 12.194.330 automjeteve të regjistruara, pjesa e makinave me gaz LPG ishte 38,2 për qind, duke u ndjekur nga makina me naftë me 35,8 për qind dhe makina me benzinë me 25,7 për qind”, tha TurkStat.

Renault përbënte 16,4 për qind të regjistrimeve të reja, e pasuar nga Volkswagen me 11,4 për qind dhe Fiat me 7,6 për qind.

TurkStat theksoi se 94.588 automjete rrugore u regjistruan në mars, duke shënuar një rënie në krahasim me të njëjtin muaj të vitit 2017. (AA)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit