-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Komisioni për verifikimin e statusit të pjesëtarëve të UÇK-së ka miratuar më se 1000 kërkesa

Më të lexuarat

Komisioni qeveritar i Kosovës për njohjen dhe verifikimin e statusit të dëshmorit të kombit, invalidit, veteranit, pjesëtarit dhe të internuarit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, thotë se më se 1000 vetëve u është njohur ndonjë lloj i kategorisë.

Siç njofton ky komision, 684 vetëve u është miratuar aplikacioni për Veteranë të Luftës, 100 ushtarëve të UÇK-së, aplikacioni për Invalidë të Luftës, 52 ushtarëve të UÇK-së të rënë në luftë, u është miratuar kategoria e dëshmorit, ndërsa 239 të tjerëve, që kanë qenë të kyçur në luftë, janë përfshirë në kategori të ndryshme.

Mëtutje komisioni thotë se 135 aplikacione do të rishqyrtohen, ndërsa 481 aplikacione janë refuzuar.

Kanë aplikuar gjithsej 1691 kandidatë.

Komisioni thotë se është duke vazhduar puna edhe në verifikimin në terren të aplikacioneve dhe vërtetimin e tyre nga ana e eprorëve të të gjitha njësive edhe në ish-zonat e tjera operative të UÇK-së.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit