2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Myftiu Tërnava fajëson Shpend Ahmetin e Isa Mustafën për Xhaminë e Çarshisë

Më të lexuarat

Prej vitesh xhamia e “Sulltan Muratit” që njihet edhe si Xhamia e Çarshisë ka mbetur në gjysmë në punën e restaurimit.

Qysh në kohën kur ishte në pushtet Isa Mustafa si kryetar i Komunës së Prishtinës e deri tek kryetari aktual Shpend Ahmeti, është marrë përsipër që të rregullohet kjo xhami.

Mirëpo, sipas Myftiut Naim Tërnava restaurimi ka ngecur për inate e teke të ndryshme. Ai në një intervistë për portalin Arbresh.info, ka thënë se disa herë është takuar me z. Ahmetin e njësoj edhe me z. Mustafa për këtë çështje por më kot.

“Shumë lehtë është, dihet ajo punë. Këtë është dashur me ia bë Shpend Ahmetit, para Shpend Ahmetit është dashur me ia bë Isa Mustafës po dua të them ata e dinë më së miri. Komuna e Prishtinës të vetmen xhami për ta restauruar e ka marrë xhaminë “Sulltan Murat”, pra Xhaminë e Çarshisë. Tash e gjashtë vjet është në gjendje të mjerueshme xhamia për teke, për inate të ndryshme. Që pesë vjet unë sigurisht edhe personalisht si myfti kam qenë së paku ja shtatë apo tetë herë te Shpendi për këtë xhami edhe te Isa Mustafa më herët më pak sepse pastaj doli si kryeministër. Mirëpo që pesë vjet nuk është vazhduar puna, pse duke thënë se ka pas këtu keqpërdorime do të thotë mes komunës dhe Institutit për Mbrojtje të Monumenteve Historike. Unë ju thash o vëlla nëse ka bë dikush keq dërgoni në prokurori, dërgoni në gjyq por xhamia le të rregullohet. Për inate, për teke të ndryshme ka mbet që pesë vjet, këtu është arsyeja, asnjë pengesë nuk ka. Ne ju kemi thënë me dhjetëra herë shumë bre në rregull, kjo është nën mbrojtjen e shtetit qe po e rinovojmë ne si BIK , nuk është asnjë problem. Ne jemi duke restauruar për momentin diku shtatë apo tetë xhami në Kosovë dhe ato normal që marrin shumë shpenzime, kanë kosto të lartë por edhe këtë kishim me përfundua, ish harru tash Xhamia e Çarshisë, por këtu është problemi po them te ato mjetet jo kanë dal, jo s’kanë dal, jo kanë dal në gjyq, janë keqpërdor për këtë nuk e di sepse ato nuk kanë kaluar përmes neve, ato kanë kaluar në institut, aty qëndron problemi. Tash e pat që erdhi deri te një nënshkrim para tri apo katër ditëve në mes TIK-ës së Turqisë, edhe komunës dhe ministrisë edhe aty u bë një shkelje ndoshta pa dashje sepse ne jemi pronarë të xhamisë, në livadh tonin nuk mundet me shkel askush pa leje, le ta harrojnë. Komunizmi ka kaluar, ka shkuar dhe nuk e kanë para që aty të jetë nënshkrimi jonë fare, kanë deklaruar që është lëshim teknik në rregull nëse është lëshim teknik, mirëpo pasuria është e jona. Nuk ka masa këtu, ne dëshirojmë të kryhet xhamia, mirëpo kur unë lexoj në një portal ku thuhet që kryesia e BIK-ut vonon punën në xhami kjo është rrenë e kulluar, çfarë poshtërsie. Bashkësia Islame nuk don të restaurohet xhamia e ata po donë merre me mend, këtë nuk e kap logjika, kjo është përtej logjikës, përtej njerëzores është kjo, andaj ne duhet ti kemi të gjitha këto parasysh se ne do të punojmë, ne do ti restaurojmë gjatë këtij viti edhe tri xhami në Prishtinë”, deklaron Myftiu i Kosovës.

Ndiqeni të plotë intervistën me Myftiun Naim Tërnava:

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit