ANTALYA (AA) – Tanku i ri luftarak i Turqisë i modelit “Altay”, prodhuesi i të cilit u vendos në një ankand vetëm pak kohë më parë, do të prodhohet për një kohë shumë të shkurtër, kryesisht në Turqi, deklaroi të enjten kreu i Sekretariatit të Industrisë së Mbrojtjes.
Në një deklaratë për Anadolu Agency (AA) gjatë një eventi në Antalia, Ismail Demir tha se dorëzimi i tankut të parë do të bëhet brenda 18 muajsh, ndërsa prodhimi masiv do të fillojë me 250 njësi, për një kohë shumë të shpejtë.
Sipas tij, një numër i madh i industrive dhe kompanive do të përfshihen në prodhimin e tankut, siç janë ato nga lëmi i elektronikës dhe softwerit, kontrollit nga zjarri, si dhe kompanitë për sisteme stabilizuese, për armë, municion dhe teknologji.
“Prodhimi i tankut do të behet kryesisht në vend”, tha Demir.
Projekti Altay, është programi i parë i Turqisë për tankun kryesor luftarak, i cili përfshinë brenda tij komandë elektronike dhe një sistem kontrolli, armë 120 milimetërshe dhe sistem të blinduar, të gjitha këto të prodhuara nga kompani vendore.
Prototipi i tankut Altay, iu prezantua publikut në vitin 2011.