2.7 C
Pristina
Monday, December 2, 2024

Siri: Regjimi i Esedit përdor edhe skamjen si armë

Më të lexuarat

Xhelalettin Hanxhë, anëtar i Këshillit të Revolucionit Kombëtar të Sirisë tha se regjimi i Esadit e përdor skamjen si armë. “Nëse regjimi i Esadit vjen në Gjenevë duke e vazhduar mizorinë, atëherë nuk ka asnjë kuptim që të ulemi në tavolinën e bisedimeve me ta” tha Hanxhë.

Populli në Siri bën një jetë të vështirë prej 3 vjetësh.

Negociatat ndërkombëtare nuk i kanë dhënë fund dhimbjes së sirianëve.

Xhelalettin Hanxhë, anëtar i Këshillit të Revolucionit Kombëtar të Sirisë që gjendet në rrethin Gaziantep të Turqisë për të marrë pjesë në mbledhje, tha se ato që përjetohen në vendin e tij nuk do të harrohen kurë dhe regjimi i Esadit e përdor skamjen si armë.

Ai tha: “Për shkak se pengohet hyrja e ndihmave humanitare në rajonet e marra nën kontroll nga opozitarët, njerëzit vdesin nga uria. Ata deri më sot përdorën çdo lloj arme përfshi edhe ato kimike. Tashmë ata i vrasin njerëzit me skamje”.

Ndërsa në lidhje me Konferencën e Gjenevës 2, Xhelalettin Hanxhë, anëtar i Këshillit të Revolucionit Kombëtar të Sirisë tha: “Përfshirja jonë në konferencë nuk do të sigurojë asgjë. Nëse regjimi i Esadit vjen në Gjenevë duke e vazhduar mizorinë, atëherë nuk ka asnjë kuptim që të ulemi në tavolinën e bisedimeve me ta” tha Hanxhë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit