11.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Foondacioni Maarif me aktivitete arsimore në 108 shkolla jashtë shtetit

Më të lexuarat

ANKARA (AA) – Selma Kasap

Fondacioni Maarif i Turqisë realizon aktivitete arsimore në 108 shkolla me 9.633 nxënës.

Sipas informacioneve të siguruara nga gazetarët e Anadolu Agency (AA) nga zyrtarët e Fondacionit Maarif, në kuadër të prioriteteve në drejtim të planit strategjik të këtij fondacioni arsimor, në konsultim me ministritë dhe institucionet tjera përkatëse, janë realizuar kontakte zyrtare me 83 shtete në të gjithë botën, ndërsa drejtorë të fondacionionit janë emëruar në 39 shtete.

Fondacioni ka marrë kompetencat e 76 shkollave që ishin të lidhura me FETO/PDY-në në Guinea, Somali, Sudan, Republikën Popullore të Kongos, Mali, Mauritania, Niger, Tunizi, Senegal dhe Çad, në vend ku edukoheshin gjithsejt 8.506 nxënës.

Ndërkaq, me qëllim të hapjes së shkollave alternative në rajonet me rëndësi strategjike dhe për përmbushjen e nevojave për arsimim të diasporës turke, janë hapur 32 shkolla të reja në 11 shtete. Në shkollat si në Gambi, Sierra Leone, Xhibuti, Sao Tome dhe Principe, SHBA, Kosovë, Afganistan, Gjeorgji, Bosnje e Herzegovinë, Tanzani dhe Maqedoni filluan mësimet 1.127 nxënës.

Së bashku me ato që u hapën kohën e fundit, numri i nxënësve të cilët edukohen në gjithsej 108 shkolla pranë e Fondacionit Maaarif, ka arritur në 9.633.

Për hapjen e shkollave të reja apo të marrjes së kompetencave të shkollave të lidhura me FETO/PYD-në, gjithsej në 25 shtete janë nënshkruar protokolet.

– Shtetet me përfaqësues të fondacionit

Fondacioni ka përfaqësues në shtetet si SHBA, Afganistan, Gjermani, Shqipëri, Australi, Austri, Bosnje e Hercegovinë, Burundi, Çad, Xhibuti, Etiopi, Francë, Gabon, Gambi, Guine, Afrikë Jugore, Gjeorgji, Irak, Kamerun, Republikën Demokratike të Kongos, Republika Popullore të Kongos, Kosovë, Kuvajt, Irak, Madagaskar, Maqedoni, Mali, Mauritani, Niger, Pakistan, Rumani, Sao Tome dhe Principe, Senegal, Sierra Leone, Somali, Sudan, Siri, Tanzani, Tunizi dhe Jordani.

Në rreth 40 shkolla të zbuluara se kanë lidhje me FETO/PDY-në në Afganistan edukohen rreth 8.000 nxënës. Tanimë janë arritur nënshkrimet për transferimin e këtyre shkollave te Fondacioni Maarif. Me shtimin e këtyre shkollave, ku arsimohen më shumë se 8.000 nxënës dhe ku vazhdon procesi i transferimit, numri i nxënësve të cilët arsimohen në kuadër të këtij fondacioni do të arrijë afro 20.000.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit