4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Gjysma nuk e dinë se vuajnë nga hipertensioni

Më të lexuarat

Shtypja e lartë e gjakut, i njohur si hipertension, është një problem shumë i shpeshtë rreth botës dhe është shkaktari kryesor i sëmundjeve të zemrës, por shumë njerëz janë të pavetëdijshëm se e kanë atë.

Një ekip ndërkombëtar i kërkuesve kanë nxjerrë në pah se kjo është e pranishme si në mesin kombeve të pasura dhe atyre në zhvillim, ashtu edhe në vendet me të ardhura të pakta. Dhe, pavarësisht barnave në dispozicion për kontrollimin e presionit të lartë të gjakut, shumë njerëz të cilët e dinë se e kanë sëmundjen, nuk trajtohen si duhet.

Hulumtuesit kanë analizuar afro 154 mijë të rritur nga mosha 35 deri në moshën 70 vjeçe. Pacientët nuk kishin pasur probleme me zemër ose goditje në tru, dhe vinin nga 17 vende me nivele të ndryshme ekonomike.

Rezultatet e studimit kanë treguar se rreth 46.5 e atyre me presion të lartë të gjakut ishin të pavetëdijshëm për sëmundjen. Studimi po ashtu ka gjetur se vetëm 32.5 për qind e atyre që ishin të vetëdijshëm se kanë hipertension, e mbanin atë nën kontroll.

“Studimi jonë tregon se rreth gjysma e njerëzve me hipertension ishin të pavetëdijshëm për problemin e tyre dhe, në mesin a tyre që e dinin, shumë pak merrnin trajtimin e nevojshëm për të kontrolluar shtypjen e gjakut”, thotë Dr. Clara Chow, profesoreshë në Sydney University, Australi.

Ngjashëm shprehet edhe një autor tjetër i studimit, Dr. Salim Yusuf, profesor në McMaster University në Ontario të Kanadasë.

“Barnat që ulin shtypjen e gjakut në përgjithësi nuk janë të shtrenjta dhe janë një trajtim që gjendet lehtë. Megjithatë vetëm një e treta e pacientëve që kanë filluar trajtimin janë në trajtim të mjaftueshëm për të kontrolluar presionin e tyre të gjakuat. Kjo është më e keqe në vendet me të ardhura të pakta, por e theksuar edhe në shtete me të ardhura të larta dhe të mesme”, ka thënë ai./zhurnal/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit