Së paku 95 vetë, duke përfshirë 12 fëmijë dhe 6 gra, mbetën të vrarë nga sulmet e regjimit sirian me armë të rënda në disa qytete në të gjithë vendin të shtunën, bëjnë të ditur aktivistët.
Sipas Rrjetit Sirian për të Drejtat e Njeriut(SNHR), forcat e regjimit sirianë kanë vrarë 49 persona në Homs, 13 në periferi të Damaskut, tetë në Halba dhe Idilib shtatë në Halep dhe Dara, dhe tre në Deir ez-Zor pas një ofensive nga ajri dhe toka në të gjithë vendin.
SNHR vuri në dukje se helikopterët e ushtrisë siriane kanë hedhur nëntë “bomba me fuçi” në rrethinën Daraya të Damaskut, duke rezultuar në vdekjen e njerëzve dhe shkatërrimin e shtëpive.
SNHR gjithashtu ka thënë se forcat e Asadit nisën sulme të rënda ajrore në rajonin el-Vaer, provincë në Homs, duke ua vënë zjarrin disa shtëpive, dyqaneve dhe makinave.
Më shumë se 100.000 njerëz janë vrarë pas afro tre vjet të luftës civile në Siri dhe mbi dy milionë sirianë janë regjistruar si refugjatë në vendet fqinje, Turqi, Liban dhe Irak./mesazhi/