-1.2 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Egjipti ndalon OJQ-të për monitorim të referendumit

Më të lexuarat

HEC ka thënë se u ka dhënë leje 62 OJQ-ve lokale për të monitoruar votimin më 14 dhe 15 janar. Pesë të tjera janë ndaluar për arsye lidhjes me Vëllezërit.

Egjipti ka ndaluar pesë OJQ lokale, që thuhet se janë të lidhura me Vëllezërit Musliman, të bëjnë monitorimin e referendumit kushtetues të kësaj jave.
Në një deklaratë, Komisioni i Lartë Zgjedhor(HEC) ka thënë se ka ndaluar pesë grupe për arsye të lidhjes së tyre me Vëllezërit.
Grupet e ndaluara janë: Al-Talia Qendra për Zhvillim dhe Studime Ligjore, Ana al-Masri për Zhvillim Social, Beit el-Ela, Swaseya Qendra për të Drejtat e Njeriut dhe Kundër Diskriminimit, dhe Qendra për Kulturë Demokratike Kajro.
Këto pesë ishin midis qindra OJQ-ve të tjera aktivitetet e të cilave janë ngrirë me urdhër të një gjykate në shtator.
Muajin e kaluar, qeveria egjiptiane caktoi Vëllëzërit Musliman si grup ” terrorist” pas një sulmi në një seli të sigurisë në qytetin Mansoura që vrau 16 vetë. Qeveria hodhi fajin mbi Vëllezërit, të cilët me forcë mohuan çdo përfshirje në sulm.
Votimi për një version të ndryshuar të kushtetutës së vitit 2012 është pikë referimi i parë për të vendosur një udhërrëfyes të monitoruar nga ushtria pas rrëzimit të Mursit më 3 korrik.

Aleanca Kombëtare për Mbrojtjen e Legjitimitetit u ka bërë thirrje votuesve të bojkotojnë referendumin, të cilin e përshkruajnë si “jolegjitim”./mesazhi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit