3.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Protestat në Gaza, dy palestinezë të vrarë nga ushtria izraelite

Më të lexuarat

GAZA (AA) – Të paktën dy palestinezë kanë rënë dëshmorë dhe 40 të tjerë janë plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite ndaj palestinezëve të tubuar në demonstratat anti-okupuese paqësore në kufirin lindor të Rripit të Gazës që sot kanë vazhduar në javën e katërt, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë, Ahmed Reshad al-Athamna, 24 vjeç, dhe Ahmed Nabil Ebu Akl, 25 vjeç, janë vrarë pas hapjes zjarr nga ushtarët izraelitë në kufi.

Mijëra palestinezë u tubuan përgjatë kufirit lindor të Gazës, duke e emëruar të premten e sotme si “E premtja e dëshmorëve dhe të burgosurve”.

Demonstruesit mbanin fotografi të palestinezëve të cilët u vranë së fundmi gjatë demonstratave.

Vdekjet e fundit çuan në 37 numrin e përgjithshëm të palestinezëve të rënë dëshmor që kur tubimet kufitare filluan më 30 mars, ndërkohë që mbi 3.500 të tjerë janë plagosur.

Më 30 mars, palestinezët filluan të tubohen përgjatë kufirit lindor të Rripit të Gazës me Izraelin nën moton “Marshi i Kthimit të Madh” me rastin e “Ditës së Tokës”, 42-vjetorit të pushtimit të një pjese të madhe të territoreve palestineze nga ana e Izraelit më 30 mars të vitit 1976.

Tubimet janë pjesë e një demonstrate gjashtë-javore që do të kulmojë më 15 maj. Kjo ditë do të shënojë 70 vjetorin e krijimit të Izraelit, ngjarje që palestinezët i referohen si “Nakba” ose “Katastrofa”.

Demonstruesit kërkojnë që refugjatëve palestinezë t’u jepet “e drejta e kthimit” në qytetet dhe fshatrat e tyre në Palestinën historike, nga e cila u dëbuan në vitin 1948 për t’i hapur rrugën krijimit të shtetit të ri të Izraelit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit