3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Erdoğan për dhunën e mbrëmshme në futboll: Ka të bëjë me një komplot

Më të lexuarat

ANKARA (AA) – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, deklaroi sot se dhuna e mbrëmshme e shkaktuar në ndeshjen mes Fenerbahçes dhe Beshiktashit, ka të bëjë me një komplot, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë për gazetarët në Stamboll, Erdoğan tha se kjo është përtej terrorizmit në futboll.

“Do të duhet të jem pak më konkret, këtu kishim të bëjmë edhe me një komplot”, tha kreu i shtetit turk.

Erdoğan tha se mbrëmë ka marrë në telefon trajnerin e Beshiktashit, Shenoll Gynesh, të cilit i ka dëshiruar shërim të shpejtë, për të shtuar se “është e pamundur të falet ajo çfarë iu bë atij”.

“Disa njerëz e organizuan këtë dhunë nga tribunat. Kjo nuk ndodhi në mënyrë spontane”, tha presidenti i Turqisë.

Rikujtojmë se ndeshja e mbrëmshme e gjysmëfinales së kupës së Turqisë, mes Fenerbahçe dhe Beshiktashit u ndërpre në minutën e 57 për shkak të trazirave.

Referi Mete Kalkavan vendosi të pezullojë ndeshjen pasi tifozët e Fenerbahçes goditën në kokë me gjësende të forta trajnerin e Beshiktashit, Shenoll Gynesh.

Nga shkaku i lëndimit, trajneri turk përfundoi me të qepura në kokë, pas çka u transferua në spital nga ku u lëshua mëngjesin e sotëm.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit