3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Burg për berberin që e qethi dhjetëvjeçarin dhunshëm

Më të lexuarat

Abdulrahim Omar nga Luton i Anglisë, që ia qethi një fëmijës flokët dhunshëm derisa të pranishmit qeshnin, është dënuar me tetë muaj burg.

Berberi 21-vjeçar ia preu flokët si dënim, sepse kishte luajtur me zhiletin elektrik.

Fëmija dhjetëvjeçar me ‘lëndime fizike dhe psikike’ telefonoi policinë, është thënë në raportin e gjykatës.

Me këtë rast, berberi është shpallur fajtor, për tejkalim të kompetencave dhe kanosje, ndërsa do të detyrohet të qëndrojë prapa grilave, pa të drejtë ankese.

Avokati i të dënuarit ka shprehur keqardhje, ndërsa kërkoi falje në emrin e të mbrojturit të tij.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit