Për të moshuarin Tafil Leka, në fshatin Lekaj të Lushnjës, varfëria e skajshme ku jeton nuk është asgjë përpara fatkeqësisë që ka zbuluar së fundmi. I biri 46 vjeç, Bashkim Leka, dyshohet të ketë përdhunuar vajzën e tij, vetëm 13 vjeçe, në një kohë që e mitura dyshohet gjithashtu të jete abuzuar edhe nga tre të rinj të tjerë të fshatit. E mitura, e cila është braktisur nga e ëma që tremuajshe, i është nënshtruar abuzimit seksual prej katër muajsh deri tre ditë më parë, kur ka vendosur të flasë t’i tregojë gjyshit të saj, duke zbuluar kështu një histori të tmerrshme./tch/kohaislame