Zëvendëskryeministri dhe njëkohësisht zëdhënësi i qeverisë, Bekir Bozdag bëri të ditur se Bashkimi Evropian deri më sot nuk ka qenë “objektiv, i barabartë dhe i drejtë” ndaj Turqisë.
Zëdhënësi i qeverisë, Bekir Bozdag në deklaratën e bërë pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, preku edhe në progresraportin e BE-së për Turqinë.
Duke vënë në dukje se Turqia nuk hoqi dorë nga objektivi i saj për anëtarësim të plotë në BE për shkak të politikave të padrejta të BE-së ndaj Turqisë, zëvendëskryeministri Bozdag tha se “Objektivi i anëtarësimit të plotë në BE është i pandryshuar për Turqinë. Por, me anëtarësimin e plotë të vendeve, të cilat nuk i plotësojnë kushtet e njëjta ekonomike, politike dhe ligjore dhe që janë shumë prapa Turqisë, ata rezistojnë në hedhjen e hapave pozitive drejtë Turqisë”.
Bozdag rikujtoi se Bashkimi Evropian për një kohë të gjatë mbajti një qëndrim subjektiv duke mos i mbyllur kapitujt e hapur dhe duke mos i hapur kapitujt e ri për negociata si dhe shfaqi një qëndrim të padrejtë dhe të pabarabartë ndaj Turqisë.
“Këtu nuk bëhet fjalë për largimin e Turqisë nga Bashkimi Evropian, por është BE-ja ajo që nuk është e paanshme në çështjen e anëtarësimit të plotë, fatkeqësisht nuk është e barabartë, nuk është e drejt. Ne krahas kësaj nuk hoqëm dhe nuk do të heqim dorë nga objektivat tona të BE-së. Por, në qoftë se ata heqin dorë atëherë le të deklarohet se ‘Ne ndryshuam mendimet tona për Turqinë, heqim dorë”, bërit të ditur Bozdag.
Duke e bërë të ditur se deklaratat se ‘kuptojmë të drejtën legjitime për vetëmbrojtje’ në kuadër të luftës kundër organizatave terroriste dhe më pas mbajtja e qëndrimeve që do të vështirësojnë luftën kundër terrorit janë të papranueshme, Zëvendëskryeministri Bozdag tha se “Turqia do të vazhdojnë luftën e saj efikase dhe të vendosur kundër organizatave terroriste”.
Në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me “krizën e flamurit” që u jetua në zonën e Egjeut mes Turqisë dhe Greqisë, Bozdag tha se Turqia dhe Greqia janë dy vende fqinje dhe se dëshirojnë që Deti Egje të jetë det i miqësisë mes dy vendeve.
“Fatkeqësisht nga Greqia kohëve të fundit bëhen deklarata provokuese të cilat i vlerësojmë se bëhen për shkak të shqetësimeve të brendshme. Më e keqja është që këto deklarata bëhen nga ana e disa ministrave, politikanëve të kabinetit. Duket se këto deklarata bëhen për të fituar në pozitë, fuqi dhe për të zgjeruar vendin në politikën e brendshme të Greqisë dhe nuk e ndjejnë nevojë për ta fshehur këtë. Marrëdhëniet pozitive mes dy vendeve janë në interes të të dyja vendeve. Këto marrëdhënie nuk duhet të sakrifikohen për shqetësimet e politikanëve dhe disa zyrtarëve të qeverisë për politikat e brendshme”, bëri të ditur Zëvendëskryeministri Bozdag.
“Çështjet diskutueshme në lidhje me ishujt në Egje janë shumë të qarta. Askush nuk duhet të pret që Turqia të lejojë dhe të mbyllë sytë ndaj faktit të kryer në Egje. Në qoftë se Greqia bën një llogari të tillë atëherë ajo llogari do të fundoset në Detin Egje. Kjo llogari nuk duhet ti përshkruhet Turqisë”, tha Bozdag.
