-2 C
Pristina
Monday, January 13, 2025

Izraelitët frikësohen nga lufta

Më të lexuarat

KUDS (AA) – Sipas një sondazhi të realizuar në Izrael, më shumë se gjysma e popullit për shkak të zhvillimeve të fundit në Siri dhe të tensioneve me Iranin, besojnë se shteti i tyre në një të ardhme të afërt do të hyjë në luftë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të gazetës “Maariv”, qendra e së cilës ndodhet në Tel Aviv, në një sondazh të opinionit publik të realizuar nga një kompani private është gjetur se 52 për qind e izraelitëve besojnë se shteti i tyre do të hyjë në luftë në një të ardhme të afërt.

Organizata e quajtur “Panels Politics” publikoi rezultatet e sondazhit të fundit. Sipas sondazhit, 18 për qind të pjesëmarrësve mendojnë se Izraeli “po ballafaqohet me një rrezik të vërtetë”. 34 për qind i pjesëmarrësve janë shprehur se kërcënimi ndaj Izraelit buron nga Irani, Hamasi dhe Hezbollahu, kurse 52 për qind e pjesëmarrësve janë përgjigjur “po” në pyetjen “A besoni se do të dalë luftë në një të ardhme të afërt?”.

Në anën tjetër 32 për qind e pjesëmarrësve janë shprehur se jetesa e shtrenjtë dhe problemet ekonomike janë problemi më i madh i Izraelit. Kurse 22 për qind të pjesëmarrësve janë shprehur se problemi më i madh i Izraelit është korrupsioni në sektorin publik.

Në sulmin ajror të 9 prillit të realizuar në bazën ajrore T-4 të qytetit Homs, humbën jetën 7 iranianë, 2 prej tyre ushtarë, kurse 5 milicë. Rusia dhe Irani kishin akuzuar Izraelin për sulmin në fjalë.

Mediat lokale, pas deklaratave të Iranit se “do t’iu jepet përgjigje”, ishin shprehur se ushtria izraelite ka rritur masat ushtarake në kodrat Golan nën pushtim, që ndodhen në kufirin me Sirinë. Mediat lokale po ashtu kishin shkruar se Forcat Ajrore të Izraelit nuk do të dërgojnë avionë luftarakë në stërvitjen ushtarake, e cila do të mbahet muajin e ardhshëm në provincën Alaska të SHBA-ve.

Zëdhënësi i ushtrisë Izraelite, në një deklaratë me shkrim për AA në lidhje me stërvitjen në Alaska tha se “Forcat ajrore do të marrin pjesë në stërvitje, por pjesëmarrja e avionëve është rregulluar në bazë të vlerësimeve të gjendjes nga Forcat Ajrore”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit