3.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Kontrolli i duhanit, vetëm në SHBA “shpëtoi” 8 milionë jetë

Më të lexuarat

Masat për parandalimin e pirjes së duhanit në Amerikë kanë “shpëtuar” më shumë se 8 milion jetë njerëzish që nga viti 1964, kur për herë të parë deklaruan publikisht se pirja e duhanit është sëmundje.
Një studim këto ditë është botuar nga revista amerikane (Journal of the American Medical Association), me rastin e 50-vjetorit të ngritjes së zërit nga Ministria e Shëndetësisë, e cila pati deklaruar se pirja e duhanit dëmton seriozisht shëndetin.
Hulumtuesit në bazë në statistikave të Ministrisë së Shëndetësisë dhe parandalimit të vdekjeve, kanë numëruar se afro 8 milion jetë njerëzish janë shpëtuar që nga vitit 1964, kur edhe hynë në fuqi ligje të rrepta që parandalonin pirjen e duhanit në vende të caktuara.
Para aplikimit të këtyre masave të vitit1964, besohet se më shumë se 42 për qind të rriturve amerikanë kanë konsumuar cigaren, derisa tani e pinë vetëm 18 për qind. Ky studim tregon qartë që kufizimi i konsumimit të duhanit, ka ndikuar pozitivisht në zgjatjen e jetëve të qytetarëve amerikanë. Dhe personat e moshës mbi 40-vjet kanë shtuar shanset e jetesës edhe për pesë vite tjera, kurse njohësit e mirë llogarisin këtë rritje duke pasur si ndikim masat e rrepta të ndërmarra nga shteti.
Profesori i biostatistikës në Universitetin e Yale, Teodor Helford, ka deklaruar publikisht se shumica e sëmundjeve si ajo e zemrës, mushkërive dhe sulmeve në tru, vijnë si rezultat i konsumimit të duhanit.
Instituti Amerikan për Kontrollin e Sëmundjeve, ka publikuar një statistikë interesante të personave që konsumojnë duhanin dhe që vdesin më herët. Ata thanë se në Amerikë numërohen mbi 443.000 njerëz që vdesin para kohe si rezultat i konsumimit të tepërt të cigares.
Studimi nxjerr në pah se 32 shtete qëndrojnë më mirë se SHBA-të sa i përket rritjes së taksave ndaj duhanit, dhe se mbi 30 shtete kanë ndërmarrë hapa të shpejtë në reklamimin e logove paralajmëruese në pakot e cigareve, në të cilat shkruan se duhani dëmton shëndetin. Por prodhuesit e duhanit në Amerikë janë duke luftuar kundër vënies së etiketave në të cilat paralajmëron konsumuesit për dëmet që i shkakton cigarja.
Në revistë gjithashtu janë botuar statistikat ku tregon se që nga viti 1980 e deri në vitin 2012, pirja e duhanit ka pësuar rënie në 25 për qind tek meshkujt në më shumë se 187 vende të ndryshme, kurse tek femrat në 42 për qind.
Por në Rusi duhani vazhdon të jetë problem serioz, pasi më shumë se gjysma e meshkujve vazhdojnë ta konsumojnë në masë të madhe, por larg tyre nuk është as Indonezia, Kili, Franca dhe Greqia.(Tribuna)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit